Nëna e autorit të masakrës në shkollën fillore Robb të Teksasit ka zbuluar bisedat e tmerrshme me djalin e saj 18-vjeçar dhe ka treguar dhuratën e çuditshme që mori ai për ditëlindje.
Hera e fundit që Adriana Reyes foli me djalin e saj, Salvador Ramos , ishte të hënën e kaluar, kur ajo i dhuroi atij një kartolinë dhe një pellush.
Ajo thotë se u habit kur mësoi se djali i saj kishte lidhje me sulmin makabër në Uvalde të Teksasit, që u mori jetën 21 personave, përfshirë 19 fëmijë.
“Djali im nuk ishte një person i dhunshëm. Jam e befasuar nga ajo që ai bëri,” tha ajo.
“Unë lutem për ato familje. Po lutem për të gjithë ata fëmijë të pafajshëm. Ata fëmijët nuk kishin asnjë faj.” u shpreh ajo.
Reyes hodhi poshtë thashethemet se ajo dhe djali i saj kishin një marrëdhënie toksike, duke thënë se: “Unë kisha një marrëdhënie të mirë me të. Ai mbante çdo gjë për vete; ai nuk kishte shumë miq.”
Për ditëlindjen e tij, Ramos bleu dy armë automatike AR-15 dhe mburrej me to në rrjetet sociale. Gjyshi i tij, Rolando Reyes, tha se familja nuk kishte asnjë ide për blerjet armëve.
Gjyshi i Ramos tha gjithashtu se nipi i tij ishte një “adoleshent i qetë” që shpesh kalonte kohë vetëm në dhomën e tij të gjumit.
Ai shtoi se Ramos kishte ardhur të jetonte me gjyshërit e tij pasi vazhdimisht kishte debate me nënën e tij.