Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

“Djali im kamikaz hodhi veten në erë për shkak të stresit”, flet mamaja e vëllezërve Abdeslam

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mamaja e një prej kamikazëve që hodhi veten në erë më 13 nëntor në Paris ka thënë se djali i saj Ibrahim Abdeslam “nuk ka pasur për qëllim të vrasë njerëz”, por ai vrau veten për shkak të “stresit”.

Ibrahim Abdeslam, 31 vjeç, hodhi veten në erë pranë  lokalit “Comptoir Voltaire”, por shpërthimi nuk vrau askënd përveç vetes së tij.

Vëllai i tij, Mohamed është arrestuar të shtunën në Bruksel, ndërsa vëllai i tretë, Salah, i cili është bërë personi më i kërkuar në Europë, besohet se të jetë arrestuar pak minuta më parë në një operacion të madh policor të zhvilluar në Belgjikë.

Në familjen Abdeslam shprehen të ‘surprizuar’ që Ibrahimi hodhi veten në erë, edhe pse ishin në dijeni që ai kishte kaluar një kohë të caktuar në Siri. “Jemi shumë të surprizuar që Salah është përfshirë në këtë. Ibrahim ishte ndryshe. Ne e shikonim se ai ishte radikalizuar kohët e fundit, por nuk e mendonim se do të kishte arritur deri në këtë pikë sa për të kryer një krim të tillë”, shprehen familjarët.

Lexo edhe:

Abdelhamid Abaaoud: Ky është organizuesi i sulmeve terroriste në Paris

Reagon Ministri i Brendshëm francez: Ky është vetëm fillimi. Dënim i ashpër për atë që sulmon Republikën

Më shumë

spot_img