Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

‘Djali im argëtohet vetëm me telefon’, Rama i përgjigjet gazetares: Shteti nuk ndërton kinema

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas mbledhjes së qeverisë në qytetin e Gjirokastrës, kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë para gazetarëve.

Rama foli për investimet e kryera deri tani në qarkun e Gjirokastrës dhe projektet e reja që janë pjesë e “Rilinjes Urbane”.

Sakaq, teksa Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, njëra prej pyetjeve ishte se pse qyteti i Gjirokastrës nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të argëtuar të rinjtë, duke qenë se në qytet mungojnë edhe kinematë. Ndërkohë gazetarja tregoi edhe një shembull personal.

“Unë kam djalin 16-vjeç që argëtohet vetëm me telefon”– u shpreh gazetarja, ndërsa kryeministri Rama sqaroi se nuk është shteti ai që ndërton kinema por janë sipërmarrjet. 

Përgjigja e kryeministrit Rama: Nuk është çështje kinemash, teorikisht do ishte mirë të kishim kinema, por shteti nuk ndërton kinema, dhe sot ka një rënie të biznesit të kinemasë edhe në vende shumë të zhvilluara, nuk është diçka që ka lidhje me shtetin. Mund të mbështes , por nuk është ky thelbi, nuk dua të jem polemik me askënd, është një çështje e pushttit vendor, nuk është vetëm çështje fondesh por edhe çështje projektesh.

Më shumë

spot_img