Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës, Gjykata e Posaçme lë në burg efektivin e Patrullës që u kap me kokainë, prapa hekurave dhe shokët e tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme lë në burg efektivin e Policisë së Tiranës Elefterios Sullaj, i cili u arrestua dy ditë më parë në Tiranë bashkë me dy shokët e tij, Mikel Zhegu dhe Eris Tafa, me koakinë në makinë. Në qeli do të qëndrojnë dhe dy shokët.

Elefterios Sullaj, oficeri i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë, është djali i ish-zv. drejtorit të policisë Pandeli Sullaj. Hetimët për të kishin disa muaj që kishin nisur dhe kryheshin nga SPAK në bashkëpunim me SHÇBA, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të personave të lartpërmendur.

Sot, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të pranojë prtencën e Prokurorisë Speciale SPAK, dhe ka lënë në burg tre të arrestuarit, që u kapën te Rruga e Kosovarëve në Tiranë.

Akuza e Prokurorisë Speciale SPAK

– Elefterios Sullaj, me detyrë oficer i patrulles se përgjithshme në Komisariatin e Policise Nr.2, Tiranë, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, Shpërdorimit te detyrës”. Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike dhe “Ushtrimit te ndikimit të paligjshem ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”. Parashikuar respektivisht nga nenet 283, 248, 259 dhe 245/1 të K.Penal.

– Mikel Zhegu, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të Prodhimit dhe shitjes së narkotikeve parashikuar nga neni 283 i K.Penal:

– Eris Tafa, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të Largimi i te burgosurit nga vendi i qendrimit’ parashikuar nga neni 323 të K.Penal.

Më shumë

spot_img
spot_img