Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
4.6kmh
40 %
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Djali i viktimës së 21 janarit: Më ka kërcënuar njeriu që qëndronte në krah të Berishës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

efb8bf9610b2441534785835bbeccf78

Djali i Faik Myrtajt, që u vra më 21 janar 2011, Renato Myrtaj ka treguar për kërcënimet që merr vazhdimisht, kryesisht nga njerëz të lidhur me Partinë Demokratike dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Duke folur në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Myrtaj tha se kërcënimi i fundit kishte ndodhur pak ditë më parë, në një kafene në qytetin e Fierit, ku ai jeton. Megjithatë, Renato është shprehur se të tilla kërcënime dhe presione nuk e kanë bërë që të largohet nga Shqipëria dhe të harrojë vrasjen e babait në bulevardin e kryeqytetit.

“Nuk ka arsye pse të largohemi. Madje jemi bërë edhe më të fortë. Më ka ndodhur në një kafe në Fier, një rast me një njeri që qëndronte në krah të Berishës, dhe më ka provokuar. Kërcënime në mënyrë nga më të ndryshmet. Nuk do doja as t’i përmendja emrin. Presione të tilla nuk do të më bëjnë të largohem nga Shqipëria”, tha Myrtaj.

Lexo edhe:

Flet djali i viktimës së 21 janarit: Jam i kënaqur me Ramën, po i ngushton rrethin Berishës

Artan Hoxha rrëfen 21 janarin e 2011-ës: Nuk kisha as xhaketë për të dalë në transmetim, jam përballur me ekzekutuesit

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img