Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Djali i tezes iu vra vjet në Belgjikë, vëllai në Barcelonë, kush është Everest Caka me 2 emra që u ekzekutua sot në makinë në sy të gruas; akuzohej për vrasjen e Gëzim Alikajt

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e sotme në lagjen “Skënderbej” në Elbasan.

Viktimë ka mbetur i riu 41-vjeçar Everest Caka, i cili po udhëtonte në makinën e tij me bashkëshorten, Silvana Caka, e cila është plagosur në dorë dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. I riu rezulton të jetë akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010.

Madje ai dyshohej atëhere të ishte ekzekutor direkt, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë vëllain në Spanjë disa vite më parë. Të përfshirë në ngjarje ishin dhe Elton Hyka dhe Ardit Spahiu.

Lexo edhe: Kjo është makina ku u vra brutalisht i riu në Elbasan, brenda ndodhej edhe një vajzë

Everest Caka i cili më parë ka mbajtur dhe emrin Ibrahim Caka është djali i tezes së Arjan (Ardit) Spahiut, i cili u ekzekutua me 8 plumba në Bruksel, në një nga zonat më të njohura të qytetit, në Molenbeek në 27 nëntor 2020. Burime për mediat bëjnë me dije se viktimës së sotme i është vrarë edhe vëllai në Barcelonë.

Ardit Spahiu ka qenë i arrestuar në vitin 2010 për vrasjen e 52 vjeçarit Gëzim alikaj në Elbasan, ndaj edhe policia belge dyshon se vrasja e 38 vjeçarit mund të jetë bërë për motive hasmërie.

Lexo edhe: Zbulohet EMRI i personit që u ekzekutua në Elbasan, familjarët i shkojnë në makinë me britma e të qara (VIDEO)

Burime bëjnë të ditur se Spahiu është kunati i Erion Alibej, i cili është arrestuar nga policia shqiptare, pasi dyshohet se është porositësi i disa vrasjeve në Elbasan.

Alibej akuzohet se është porositësi i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik, si dhe Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Kujtojmë se Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej, i cili dy vite më parë së bashku me xhaxhanë Arben dylgjeri dhe shtetasin turk Erdal Duranay u ekzekutua në Bradashesh nga persona të armatosur dhe të maskuar.

Lexo edhe: Atentati ndaj Everest Cakës në Elbasan, reagon policia: E plagosur në dorë edhe bashkëshortja e tij, janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit

1a80ce360d4c2b92f5955c70c245e054
Arjan (Ardit) Spahiu

Tani në Elbasan ka mbërritur kryeprokurori i qytetit dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Më shumë

spot_img
spot_img