Aleks Soros, djali i George Soros, ka ardhur në Shqipëri dhe nuk kishte si të mungonte një takim mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.
Ka qenë vetë Aleks Soros, ai i cili ka postuar një foto krah kryeministrit, ku nuk i ka “kursyer” as “lëvdatat” për Ramën.
“Duke festuar në Tiranë me njeriun që e shndërroi atë në një nga qytetet më të veçanta në botë!”, shkruan Aleks Soros krah fotos me Edi Ramën.