Hapësire reklamuese

Rajoni

Djali i “Kasapit të Ballkanit” komenton burgimin përjetë të të atit: Nuk pati asnjë shans për një gjyq të ndershëm

Shkruar nga Newsbomb
Djali i “Kasapit të Ballkanit” komenton burgimin

Darko Mlladiç, djali i Ratko Mlladiç komentoi vendimin final të Gjykatës së Hagës. Ai deklaroi se cikli përfundoi ashtu sikurse kishte filluar.

“Gjenerali nuk ka pasur asnjë shans për një gjyq të drejtë që kur procesi filloi. Dua të shpreh admirimin dhe kurajon e një gruaje gjykatëses Nyambe, një grua profesioniste dhe e ndershme që tha se kjo nuk ishte e vërtetë” tha Mlladiç, duke iu referuar disa detajeve në vendim. Ai tha se gjyqtarët që morën vendimin, nuk kanë hyrë në thellësi dhe brendësi të çështjes.

Pas vendimit, avokati i Mlladic, Miodrag Stojanovic tha se nuk priste ndonjë gjë të madhe. “Por prisja minimumin e të vërtetës dhe drejtësisë, duke pasur argumentet që prezantuam rreth Sarajevës dhe Srebrenicës” tha Stojanoviç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll