Hapësire reklamuese

Politikë

Djali i Azem Hajdarit në shesh, përqafohet me Klodiana Shalën

Shkruar nga Newsbomb

Djali i Azem Hajdarit, Kiri Hajdari, ndodhet sot në sheshin e protestës së organizuar nga opozita.

Krah tij është edhe sportistja Klodiana Shala, së cilës i ka hedhur duart në shenjë bashkimi. “Me të birin e tribunit të demokracisë Azem Hajdari. Sot jemi këtu edhe për të”, shprehet sportistja. Pas pak, djali i Hajdarit është ngjitur në podium përpara protestuesve.

Çfarë tha  Kiri Hajdari në podium:

"Edi Rama nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë kryeministri i shqiptarëve, kjo ështrë qeveria e klaneve të tij. Sot jemi në një ideal të mbrojmë Shqipërinë në NATO të mbrojmë Shqipërinë pa viza, Shqipëria e lirë është Shqipëria e idealeve të heronjve të demokracisë dhe idealeve të Azem Hajdarit. Trimat, shqiptarët e vërtetë vdesin veçse një ditë dhe kjo është dita për liri dhe demokraci".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu