Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
81 %
2.6kmh
90 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Djali i Aleksandër Vuçiç shkon në Kosovë, shpërndan dhurata vetëm për familjet serbe në 3 qytete, fëmijët e vegjël detyrohen të falenderojnë presidentin serb

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

db88462f95a44e0009fcd66ea6f3caee

Danilo, djali i presidentit serb Aleksandër Vuçiç ditën e djeshme ka shkuar në Kosovë dhe ka shpërndarë dhurata  për familjet e komunitetit serb.

Ai ka shpërndarë dhurata në disa qytete, ndërkohë që vizitoi edhe kopshte dhe shkolla fillore, ndërsa pamjet i publikoi në faqet e tij në rrjetet sociale.

Në video ka patur edhe fëmijë të vegjël të cilët kanë shprehur falenderimin e tyre për dhuratat, ndërsa shprehen se president ii tyre është Aleksandër Vuçiç, edhe pse jetojnë në qytete kosovare.

“Në emrin tim dhe të gjithë shokëve të mi, unë do të doja të falenderoja presidentin tonë Aleksandër Vuçiç. Ai na dërgoi pako të Vitit të Ri, ne jemi shumë të lumtur”, tha një nga fëmijët e kopshtit.

Kujtojmë se në fund të nëntorit presidentit serb Vuçiç i ishte ndaluar hyrja në territorin e Kosovës, pasi ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, tha se nuk do të lejohej asnjë zyrtar shtetëror serb, duke përfshirë edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç të hyjë në Kosovë pa kërkuar falje për genocidin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img