Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Djali është sëmurë, vajza ka lënë shkollën”, GJKKO rrëzon kërkesën për liri të gjyqtares Enkelejda Hoxha

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

85bc99565b2e291115c58d7c0c04c64e

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, për ndryshim të masës së sigurisë.

Hoxha pak ditë më parë kishte kërkuar që t’i ndryshohej masa nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, pasi djali i saj kishte nevojë për përkujdesje dhe se vajza e mitur kishte lënë shkollën që kur nëna ishte arrestuar.

GJKKO ka refuzuar kërkesën duke e lënë kështë gjyqtaren në burg.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore, ku kësaj here do t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit i dënuar për vrasje..

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img