Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Djali dhe nëna denoncojnë dhunën në Fier: Babai na rreh të gjithëve, ka shkatërruar gjithë shtëpinë. Vëllezërit janë betuar se do ta varin (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Babai na rreh të gjithëve, ka shkatërruar gjithë shtëpinë. I ka thyer të gjitha.”

Kështu shprehet për newsbomb.al Elvis Troka, një 23 vjeç nga fshati Sheq-Musalala në zonën e Fierit. Përmes nje telefonate dhe disa fotove të dërguara në redaksinë tonë, ai denoncon të atin për dhunë në familje.

I riu thotë se 4 anëtarët e familjes vuajnë dhunën e babait të tyre, Artur Troka. Nuk dihet sesa qëndrojnë denoncimet e të riut, por ai ka dërguar pranë newsbomb.al foto të shtëpisë dhe thotë se xhamat e dyerëve dhe dritareve i ka thyer pikërisht babai.

I pyetur nga gazetarët nëse i është drejtuar Policisë së Fierit, i riu ka thënë se kohët e fundit (sipas tij dhe nënës Mimoza Troka) në dy muajt e fundit ata kanë qenë disa herë në Polici. Madje, nëna e të riut është shprehur se janë dhe në proces gjyqësor për një tokë që iu takon atyre por e ka marrë kunati.  

“Më rreh dhe vajzat. Kam qenë dhe në gjyq. Tokën ai nuk e merr. Ai bën dhunë ditë për ditë. Ditë për ditë, e natë për natë. Unë kam bërë kallëzim atje (Polici), me djalin dhe vajzën”, ka thënë Mimoza Troka për newsbomb.al.

Të pyetur për arsyen e konfliktit me bashkëshortin, sipas Mimoza Trokës ai vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe rreh fëmijët, dy vajzat dhe djalin. Ajo thotë se një tjetër shkak i dhunës së burrit të saj Artur Troka është dhe një sipërfaqe toke që ua ka marrë kunati, vëllai i burrit.

“Unë dua tokën time. Kunati më ka marrë tokën. Unë dua tokën time. Hajde se tokën, po fëmijët pse mi rreh ai mua. Burri vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ne e shtrojmë në Vlorë, na e nxjerrin me lek. Është lidhur me një doktoreshë, e nxjerr ajo me para. Këto para i paguan kunati im, Shkëlqim Troka”, shprehet Mimoza Troka.

“Ai thotë unë tokën nuk ja jap, do hajë dhe do pijë këtu. Unë nuk e mbaj dot, se më rreh me lopatë. Vëllezërit e mi janë betuar se do ta vrasin”, vijon ajo, ndërsa thotë se burri i saj Artur Troka ka shkaktuar probleme dhe në fashtin Sheq-Musalala. “Dyert mi ka thyer burri. Ai bredh dhe nga varrezat, ka thyer varret andej. Unë nuk e mbaj dot atë.”

Ndërkohë Policia e Fierit e kontaktuar nga Newsbomb.al tha se lidhur me rastin në fjalë që pretendon familja Troka, ata kanë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale. Që prej 2019 policia e Fierit ka referuar në Prokurori materialet për dhunë në familje në ngarkim të shtetasit Artur Troka. Ky shtetas akuzohet nga bashkëshortja dhe fëmijët se i ka dhunuar vazhdimisht.

Aktualisht edhe nga Gjykata është hapur procesi gjyqësor ndaj shtetasit Artur Troka për dhunë në familje dhe në datë 20 maj është seanca e radhës gjyqësore. Në lidhje me pretendimet e shtetases Mimoza Troka se kanë qenë disa herë në policinë e Fierit muajt e fundit, Newsbomb ka kontaktuar blutë e Fierit dhe ka mësuar se rasti për dhunë në familje është dërguar në 2019 dhe së fundmi familja është në proces gjyqësor me kunatin për një sipërfaqe toke dhe jo për dhunë në familje.

Më shumë

spot_img
spot_img