Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Djali 5-vjeçar me tumor cerebral, Elvis Naçi grumbullon 40 mijë euro, i jep nënës biletat që ta kurojë në Turqi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2aac7ece8fdbd5a86819383c4cd5a3a4

Këtë të premte emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” trajtoi rastin e Xhevitit të vogël. Falë ndihmës së shqiptarëve i është dhënë zgjidhje rastit të 5-vjeçarit të diagnostifikuar 6 muaj më parë me tumor celebral.

Një javë më parë Elvis Naçi bëri thirrje në studio për ndihmë ku tha se Xheviti që të shpëtojë duhet dërguar urgjent në spitalet jashtë Shqipërisë. Trajtimi i tij kërkonte 40 mijë euro. Gjatë javës Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri i dorëzoi ne dorë të ëmës biletat për të udhëtuar sa më shpejt drejt Turqisë. Duke iu drejtuar vogëlushit të shtrirë në krevatin e spitalin Elvisi i tha “Zoti të shëroftë, ardhsh sa më shpejt i shëruar”.

Xheviti është fëmija i vetëm i një çifti të ri që merrem me bujqësi në fshatin Suk 1 në Roskovec. Xhenisa e ëma e djalit tha se fëmija duhet të trajtohet urgjentisht jashtë vendit pasi rrezikonte seriozisht jetën. Shqiptarët nëpërmjet donacioneve kanë grumbulluar paratë që duhen për operacionin dhe prindërve të djalit u është prerë bileta për jashtë vendit për ta kuruar djalin.

Xhenisa, e ëma e djalit nuk mund ta përmbante gëzimin kur mori vesh se ka endë shpresë për të birin e saj, se tashmë ka një biletë shpëtimi! “Nuk më besohet që po udhëtoj drejt Turqisë, falënderoj Elvis Nacin, shpresoj që të vij me djalin e shëruar”, thotë e ëma.

Më shumë

spot_img
spot_img