Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Divorci me Princin, reagon Elia: Nuk doja ta rrisja vajzën me prindër të ndarë por...

Shkruar nga Newsbomb

Pas njoftimit zyrtar të Princ Lekës, edhe Elia Zaharia ka konfirmuar divorcin mbretëror.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Elia Zaharia thotë se sot filluan proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi ajo dhe Princi vendosën bashkarisht të kërkojnë zyrtarizimin e divorcit.

LEXO EDHE: ZYRTARE/ Princ Leka konfirmon divorcin me Elia Zaharian: Martesa humbi funksionin…

Sakaq, Elia Zaharia thekson se divorci nuk është një realitet që e lumturon, pasi për të familja është gjëja më e shtrenjtë.

“Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!”, shkruan ndër të tjera Elia Zaharia.

Postimi i plotë i Elia Zaharias në Facebook

Miq dhe dashamirës,

Më duhet tju komunikoj që sot filluam proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!

Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje!

Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!

Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë! Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!

Më herët Oborri Mbretëror në një njoftim zyrtar konfirmoi ndarjen e çiftit mbretëror.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Princ Lekës në Instagram, Oborri Mbretëror bëri me dije se dyshja kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund.

“Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fundi. Duke qenë se martesa ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.

Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LMS Princeshës Geraldinë!!!”, shkruhet në njoftimin zyrtyar nga Oborri Mbretëror në faqen zyrtare të Princ Lekës.

Blerta Celibashi, partnerja e re e Princ Lekës

Blerta Celibashi Blerta Celibashi

Lidhja e Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi është diskutuar shumë në media pas lajmit ekskluziv që Revista Newsbomb solli në numrin e dhjetorit mbi përfundimin e historisë disa vjeçare të Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.

LEXO EDHE: Princ Leka në një marrëdhënie me fotografen shqiptare? Reagon Blerta Celibashi

Çifti Mbretëror të cilët janë prindër të një vajze, Geraldinës, vendosën që t’i japin fund martesës së tyre. Një lajm ky i cili qarkulloi me shpejtësi në mediat shqiptare dhe ka qenë kryefjala përgjatë ditëve të fundit.

Por, cili ishte shkaku që solli këtë ndarje të çiftit? Ende nuk dihet, por ajo që po përflitet lart e poshtë është historia e re e dashurisë së Princ Lekës. Po thuhet se Princi aktualisht është në një marrëdhënie të re me një fotografe, të quajtur Blerta Celibashi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed