Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Divorci me Brad Pitt, Angelina Jolie shkarkon avokaten e çështjes

Shkruar nga Newsbomb

Angelina Jolie ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me avokaten që kishte në dorë çështjen e divorcit të saj me Brad Pitt.

Aktorja shkarkoi Laura Wasser, në favor të një avokateje tjetër, Samantha Bley Dejean, të cilën e kaloi si avokate kryesore të çështjes.

“Angelina ka vendosur të ndryshojë avokate dhe të marrë Samantha Bley Dejean, pasi ekspertiza e saj është mbrojtja dhe interesi më i mirë i fëmijëve”, – tha një zëdhënëse e Jolie.

Wasser është avokatja më e kërkuar e divorcit në Hollyëood, që ka përfaqësuar Kim Kardashian, Ryan Reynolds, Stevie Ëonder dhe Johnny Depp, midis dhjetëra të famshmëve të tjerë të listës A. Por burime të afërta, deklaruan se Jolie dhe Ëasser kishin mosmarrëveshje për strategjitë e tyre. Ndërsa Laura kërkonte të nënshkruante një marrëveshje për bashkëprindërim, aktorja donte të shkëpuste çdo marrëdhënie të Brad me fëmijët e tij.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese