Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

DIVORCI I MADH / Ben Blushi largohet pas katër vitesh nga TOP CHANNEL, mesazhi për stafin e televizionit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas rreth katër vitesh, Ben Blushi është larguar nga posti i drejtorit të përgjithshëm të televizionit Top Channel, mëson newsbomb.al.

Blushi i është drejtuar me një mesazh të ndjerë të gjithë stafit të televizionit duke i falenderuar për këto katër vite bashkëpunim, që siç shprehet ai, kanë bërë që Top Channel forcohet edhe më tepër.

“Po e lë Top Channel shumë më mirë nga sa e gjeta “Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel.

Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë”, shkruan Blushi në mesazhin drejtuar stafit, mëson newsbomb.al.

Ish-deputeti Blushi do të themelonte partinë e tij “Libra” ku për dy vite nga 2016 në 2018 qëndroi në krye të saj. Në fillim të 2018-ës ai mori drejtimin e Top Channel, televizion që pa një rritje të madhe të shikueshmërisë, por edhe në rrjetet sociale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img