Hapësire reklamuese

Bota

Diva e muzikës botërore në zi, Tina Turner humb djalin e saj

Shkruar nga Newsbomb
Diva e muzikës botërore në zi, Tina Turner humb djalin e saj

Djali i Tina Turner, Ronnie, është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, në moshën 62-vjeçare. Sipas “DailyMail” Ronnie është gjetur nga fqinjët, përpjekjet e të cilëve për ta ringjallur dështuan.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur dhe mbetet e paqartë. nëse vdekja e tij ishte e lidhur me diagnozën e mëparshme të kancerit apo vdekje natyrale.

Vdekja e Ronnie vjen vetëm katër vite pasi vëllai i tij Craig, vrau veten në korrik 2018. Turner lindi Craig kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe, pasi kishte mbetur shtatzënë nga saksofonisti Raymond Hill. Craig punoi si sekser dhe vrau veten në shtëpinë e tij në Studio City në korrik 2018 në moshën 59-vjeçare për arsye  që ende nuk dihen.

Ndërsa Ronnie ka lindur në vitin 1960, nga Tina dhe bashkëshorti i saj Ike. Ndërkohë Policia shkoi në shtëpinë e Ronnie në mëngjes, pasi u njoftuan nga gruaja e tij Feda.Mjekët nxituan në shtëpinë në San Fernando Valley, ku gjetën kalimtarë të rastësishëm që po përpiqeshin të ndihmonin, por që dështuan, pasi 62 vjeçari u shpall i vdekur.

Sondazh

Poll