Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

DITMIR BUSHATI “zbërthehet”: Ka ndikim të oligarkisë në qeverisjen e të majtës, PS duhet të ketë një qasje tjetër me realitetin (DEKLARATA E PLOTË dhe VËSHTRIMI KRITIK)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8c69a851cc858a6e5840bcc6294449e2

Ditmir Bushati thotë se pas tetë vjet qeverisjeje të së majtës në Shqipëri, shihen se ka ndikime dhe “penetrime” të të ashtuquajturës oligarki në qeverisje, raporton newsbomb.al.

Deklarata e ish-ministrit të jashtëm të PS në kabinetin “Rama” u bë në një format tjetër me pyetje online për deputetin socialist. Ky I fundit, duket se është zhveshur nga angazhimet vendimmarrëse, qoftë në zonën e Shkodrës ku ka qenë i deleguar, apo edhe nga funksionet e qeverisjes.

Kjo e ka bërë Bushatin të jetë më I drejtpërdrejtë kur pyetet se ku po shkon e majta shqiptare dhe cfarë identiteti po përkrah ajo. Bushati thotë se për këto cështje, që po flet publikisht, ka folur edhe në strukturat drejtuese të PS, në grupin parlamentar e forume, raporton newsbomb.al.

E në kohën kur PS kërkon një mandat të tretë qeverisës, Bushati thotë se e majta duhet të ketë një qasje tjetër me realitetin. Komentet e Bushatit u bënë pas një inserti të vendosur të Fatos Lubonjës, një analist e shkrimtar, tejet kritik me qeverisjen e sotme të së majtës.

Komenti i plotë i Ditmir Bushatit:

Fatos Lubonja është një mendimtar që e respektoj, e lexoj dhe e cmoj. Bie dakord me të sa I përket mungesës së traditës historike në Shqipëri. Në rast se do ti referohemi antifashizmit si pjesë e vlerave apo LIIB, kjo është një pikë ku ne si PS dhe përgjithësisht e majta shqiptare e gjen veten. Por nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë kur flas për mungesën e traditës që gjatë periudhës së LIIB në rast se do ti referohemi Ballit Kombëtar të asaj kohe, ku Balli kishte një raport e qasje të ndryshme me Partinë Komuniste të kohës përsa i përket luftës dhe fashistëve por nga ana tjetër dekalogu I Ballit Kombëtar është një dekalog i një partie socialdemokrate. Më pas kemi futjen brutale të komunizmit në Shqipëri dhe pas vitit 90 dua të kujtoj një shprehje të Dritëro Agollit që thoshte se të gjitha partitë politike në Shqipëri dolën nga mitra e përgjakur e Partisë së Punës. Pse kjo? Dhe pot ë shohim edhe lëvizjen politike të studentëve të dhjetorit dhe partitë politike u kryesuan nga njerëz përgjithësisht të cilët ose kishin milituar në Partinë e Punës ose kishin qenë në radhën e dytë apo të tretë të regjimit. Ishte e pamundur për kohën që vinte nga një sistem totalitar që disidenca që në poloni psh që konsiderohej se bënte një jetë underground, apo një jetë paralele ishte e pamundur në rastin e Shqipërisë. Duhet ta pranojmë një fakt historik.

Për të ardhur te koha e sotme, pse jam unë pjesë e PS dhe pse besoj te politika e vlerat e qendrës së majtë. PS mund të identifikohet me riorganizimin dhe rindërtimin e shtetit pas vitit 97 me kushtetutën e parë demokratike me kushtetutën e parë që hedh bazat e shtetit demokratik shqiptar, me ndihmesën e luftës në Kosovë dhe me devizën e famshme që kishte në atë kohë të sakrifikojmë pushtet për shtet. Kjo është arsyeja pse jam ndier mirë në PS duke u përpjekur me kontributin tim modest. Natyrisht që PS duhet ta forcoj qasjen me identitetin kombëtar dhe e majta kombëtare. PS ka pasur dhe duhet ta forcojë raportin me interesin publik. Kemi ndikime dhe penetrime të të ashtuquajturës oligarki. Ndikim dhe penetrim të korrupsionit apo krimit të organizuar në jetën publike. Personalisht kam pasur kurajon për ti trajtuar këto tema qoftë brenda forumeve të forcës politike ku jam por edhe në kuvedin e Shqipërisë sepse nuk ka një shoqëri qoftë në SHBA e Gjermani e kështu me radhë që mos të ndeshet me këto fenomene. Por dallimi mes forcave progresiste që kanë një jetë të vrullshme ku elementët dhe procesi i bashkëjetesës demokratike është i respektuar, dallimi vjen për faktin që këto tema njihen si të tilla,pranohen si të tilla  dhe perpiqemi për ti adresuar dhe ballafaquar.

Është shumë e rëndësishme gjithashtu gjatë viteve që ne po hyjmë në dekadën e katërt të tranzicionit që nga rënia e sistemit komunist, ne të kemi një qasje shumë më të qartë rreth pozicionimit të së majtës së re në Shqipëri. Mund t’ju them një element të rëndësishëm: situata e krizës financiare që kaloi bota dhe kryesisht Evropa, situata me pandeminë. Të gjitha kanë një impakt të drejtpërdrejtë për shkak të rolit edhe eksesiv të tregut në shoqëritë tona. E pra, perëndimi duhet të lëvizte në një drejtim tjetër dhe njerëzit duhet të lëviznin ekonomikisht majtas dhe e majta duhet të fitonte në terren. Por po shohim që njerëzit po lëvizin kulturalisht djathtas, duke pasur një qasje tjetër ndaj emigracionit, duke pasur një qasje tjetër ndaj të huajve, duke pasur një qasje tjetër ndaj të ashtuquajturit solidaritet social. Në këtë kontekst është shumë e rëndësishme që e majta në Evropë por edhe e majta në Shqipëri të ketë një raport tjetër me realitetin.

Ditmir Bushati për korrupsionin e pabarazinë:

Pabarazia është një temë mjaft e gjerë, është një nga elementet dalluese mes të majtës e të djathtës kudo në botë, por unë dua të shtoj që armiku kryesor është varfëria. E majta nuk e sheh pasurinë me përbuzje, e majta nuk e sheh pasurinë si armik. Përkundrazi armiku duhet të jetë varfëria dhe korrigjimi i pabarazive. Situata me pandeminë, kriza financiare e 2008 kanë të përbashkët faktin që tregu ka nevojë edhe për një lloj mbështetje dhe lehtësimi dhe korrigjimi të politikave nga ana e shtetit. Këtu diferencat kryesore kanë lidhje me politikat kryesisht në raport me edukimin shëndetësinë e taksimin.

Një temë e rëndësishme kudo në botë është pasiguria, jo në kuptimin e ngushtë të fjalës në lidhje me rendin publik, por me vendimin e punës, arsimin, kualifikimin dhe dinamikave të jetës. E majta duhet të heqë dor dhe të mos bjerë në kurthin e dallimeve, varfëri përkundrejt pasuri. E majta duhet të mbështetet tek puna e ndershme, tek intelekti, progresi dhe komunitetet. Cfarë na mësoi situata e fundit në Shqipëri: që nuk mjafton të jesh në komunikim vetëm me elitën e vendit, elitën universitare, sepse ka një pjesë tjetër të shoqërisë, të ashtuquajturit të pamundurit, të harruarit, që gjithashtu duhet të jenë të përfshirë në jetën sociale, ekonomike e politike të vendit, sepse këto janë shkaqet kryesore në fund të ditës, të cilat ne sot e gjithë ditën mund të flasim për padrejtësinë, pabarazinë e pasigurinë.

Të gjitha këto janë gjithashtu të lidhura me një ideologji apo panoramë programatike të caktuar, por te lidhura edhe me sistemin që ne ndërtojmë. Këto cështje është shumë e domosdoshme të jenë të mirëadresuara. Si në një familje ku buxheti duhet të administrohet mirë, me dashuri për ti krijuar familjes mundësi për tu rritur, e njëjta gjë edhe përsa I përket buxhetit të madh të familjes shqiptare. Pra, ne duhet të marrim vendime që impaktojnë, 20-30-40 vitet e ardhshme. Dhe për të evituar disa fenomene është e rëndësishme të marrim këtë krahasim me familjen që ne jetojmë.

Ditmir Bushati për qasjen me Evropën:

Edhe tek Europa varet konteksti I analizës për të. Ka një opsion të largët në Histori që na con te Skënderbeu, raporti I tij me3 Evropën, Krishtërimin. Europa e cila merr një drejtim krejt tjetër në syrin tonë gjatë periudhës së komunizmit, që konsiderohej si një mollë e ndaluar, ku Italia konsiderohej si dritare dhe evropa pas 90. Vetë revolucioni I dhjetorit ishte atipik në këtë drejtim., sepose ata që drejtojnë revolucionin marrin pushtetin. Ndërkohë që në Shqipëri dhe në Evropën lindore fituesit kryesore të revolucionit, masa e inteligjencës dhe studentëve kërkuan ta preknin vetë evropën dhe të gjithë fillimisht ikën për pak kohë dhe më pas një pjesë e tyre e gjetën veten në shoqeritë evropiane. Ne duhet ta shohim sot si një mundësi transformimi për shoqërinë dhe ekonominë tonë dhe riorganizohemi, për vlerat dhe mënyrën sesi ti cimentojmë dhe të bëjmë një dallim: të jemi agresiv për anëtarësimin në BE në mënyrë që qytetari shqiptar të ketë të njëjtat të drejta dhe detyrime sic i kanë edhe shtetasit evropianë.

Ditmir Bushati për raportin e shqiptarëve në rajon:

Eshtë e vërtetë që ne nuk kemi pasur një të kaluar të përbashkët, po është po kaq e vërtetë që krijimi I shtetit të parë shqiptar, I Shqipërisë në 1912 menjëherë pas krijimit, fillimisht Kosova, po më pas lirite e të drejtat e shqiptarëve në rajon ka qenë kryecështje e shtetit shqiptar, pavarësisht regjimeve apo evoluimit të projektit të shtetesisë së Kosovës dhe shqiptarëve në rajon. Kemi nevojë për një dozë realizmi dhe për të mos ngatërruar fenomenet negative që shoqërojnë politikën jo thjesht në Shqipëri me cështjen kombëtare. Është fakt që kemi një shtet të dytë që është Kosova.

Dhe Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë të përmirësojnë boshtin strategjik të marrëdhënieve një bosht I cili shkon në raport të drejtpërdrejtë edhe për shqiptarëve në rajon. Sot në Maqedoniunë e Veriut kemi avancim. A ka nevojë për tu bërë më shumë në këtë drejtim? Natyrisht që ka. A ka nevojë për të korektuar disa politika të brendshme në këto vende? Natyrisht që ka.Vazhdoj me shqiptatrët në Malin e Zi apo Luginë. Sot ka një vetëdije që faktori shqiptar ka një kontribut të pamohueshëm dhe është përcaktues përsa I përket stabilitetit. Duhet të jemi bashkues për tema të rëndësisë kombëtare. Natyrisht që po. A ka nevojë për një treg ekonomik në radhë të parë mes shqiptarësh pa u trumbetuar si bashkim. Natyrisht që po. Dhe pritshmëritë ndaj Shqipërisë janë më të mëdha. Sepse sic e tha dhe Kim Mehmeti, Shqipëria është vendi amë. Dhe duke qenë vendi amë duhet të ushtrojë një përgjegjësi më të madhe dhe duhet të ketë një lloj trajtimi më zemërgjerë ndaj vellezërve dhe motrave dhe kur ato mund ti mbajnë mëri vendit amë.

Ditmir Bushati për ikjen e shqiptarëve jashtë vendit:

Nuk ka diskutim që në rast se një e treta e shqiptarëve që kanë lënë atdheun të jetonin këtu, Shqipëria nga pikëpamja e kapitalit do të ishte një vend njerëzor në radhë të parë më I përparuar dhe besoj që edhe nga pikëpamja ekonomike më I zhvilluar. Nuk duhet të harrojmë që në ’90 përqafuam një sistem sipas të cilit njerëzit u larguan diku tjetër përsa kohë ofrojnë eksperiencën, shkollimin apo dijet e tyre dhe për sa kohë mund të kontribuojnë në një shoqëri dhe mund të paguhen më shumë sesa në Shqipëri. Pra le të mos biem në një lloj fatalizmi sepse ka një hendek nga pikëpamja zhvillimore që nuk mund të mbushet as me tre dhe as me pesë dekada. Pyetja që ne duhet të shtrojmë dhe të vrasim mendjen që të japim përgjigje ka lidhje me kontributin e shqiptarëve jashtë atdheut për Shqipërinë.

Unë dua të evitoj termin “emigrantë”, dikur flisnim për refugjatë, pa kuptuar termin në dokumentat ndërkombëtarë dhe preferoj të flas për shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut. Dhe profili I tyre nuk është I njëjtë, sic nuk është I njëjtë profili I shqiptarëve në rajon. Problematika me të cilën përballen nuk është e njëjtë. Ndryshojnë shqiptatët që jetojnë në Amerikën e Veriut me hallet e problemet e tyre, me shqiptarët që jetojnë në Greqi apo në Itali. Dhe në këtë drejtim, ne duhet të qëmtojmë praktikat e vendeve të ngjashme me Shqipërinë, Izraelin, Irlandën e vendet baltike, ku shtetasit e tyre që kanë lënë vendin, pra shqiptarët që kanë lënë vendin ti jepet mundësia për të pasur akses në asetet strategjike që kanë mbetur. Këtu do të ishte një dallim tjetër mes të majtës dhe të djathtës. Frekuencat publike, asetet strategjike në Shqipëri për fat të keq janë në një rreth vicioz njerëzish. Imagjinoni cfarë do të ndodhte në rast se një pjesë e këtyre veprave publike do të kuotoheshin dhe shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut do të kishin akses përmes kuotave financiare apo atyre që konsiderohen shares në gjuhën e biznesit. Do ti bënte shqiptarët që të mos ishin komentues në rrjetet sociale, por protagonist në fatet e vendit. Ne kemi 30 vjet që diskutojmë për votën e tyre. Ndërkohë ka vende shumë më të zhvilluara sesa Shqipëria që e kanë realizuar këtë proces. Por ato lidhen edhe me politikat e taksimit, me kontributet që japin njerëzit sepse duhet të kontribuojë për shoqërinë që të kërkojë. Fillimisht ne kemi pasur një politikë passive dhe lidhje nëpërmjet remitancave që ka qenë si shtylla kurrizore për pjesën e drobitur shqiptare. Sot është koha që shqiptarët e suksesshëm ti bëjmë pjesë e zhvillimit social-ekonomik të vendit. Mjaftoi situata me pandeminë për të zbuluar nga ju gazetarët një grup shqiptarësh të talentuar që jetojnë në vende të ndryshme të botës që dhanë këshillayt e tyre. Pse jo kemi pasur një praktikë shumë të mirë me samitet e diasporës. Pse jo ta zhvillojmë më tej këtë praktikë në fushat e tjera. Pse jo ne të kemi mundësi ti bëjmë shqiptarët jashtë atdheut pjesë të aseteve strategjike të Shqipërisë. Sepse do të kemi mundësi për një model të qëndrueshëm në vend dhe ata për të sjellë një standart të ri e perëndimor aq shumë të domosdoshëm në jetën tonë.

Ditmir Bushati për procesin e Integrimit evropian:

Ka një  perceptim të gabuar të një pjese të mirë të politikës, medias që procesi I integrimit është proces paralel me zhvillimet e brendshme në vend. Dhe këtu fillon diskutimi ynë me listën e kushteve të BE dhe nesër do jetë po ashtu në përputhje me kushtet që ndërmerr vendi ku malorja vjen bëhetjgithmonë e më e vështirë. E para është e rëndësishme pronësia mbi procesin. Cfarë rëndësie ka se cfarë do të mendonte Berlini, Haga, Kopenhageni a kemi ne apo skemi ne Gjykatë Kushtetuese sot. Mund tju them se në ’91 disa burra e gra që vinin nga sistemi komunist që u shpërnda në dy kampet e politikës brenda natës vendosën të ngrinin gjykatën Kushtetuese. Mbase nuk e dinin as ca ishte Kelseni që është themeluesi I konceptit të Gjykatës Kushtetuese, skishin asnjë eksperiencë evropiane në këtë drejtim,asnjë lidhje me Austrinë që është vendi që ngriti për herë të parë Gjykatën Kushtetuese, por kishin vullnet politik për ta bërë. Dhe sot për sot pas 30 vitesh ne ende diskutojmë: a duhet ta kemi? Si duhet ta kemi? Dhe si duhet ngritur Gjykata Kushtetuese? Së dyti që është e rëndësishme përtej pronësisë së procesit: ruajtja e asaj që është kombëtare, pra vendosja e një lloj kufiri që nuk mund të jetë si vija në rerë e interesiyt kombëtar politik e ekonomik. Dhe këtu duhet të punojmë në mënyrë të mencur. Do të duhet të integrohemi në një treg shumë më të madh që është tregu I BE. Deficiti tregtar I vendeve të rajonit me BE është jashtëzakonisht shporporcional. Atëherë si do ta bëjmë ekonominë tonë konkurruese? Në vitet e para pas shëmbjes së komunizmit cfarë I thamë shqiptarëve: ne qeverisim, bota na ndihmon. Ceku I bardhë. Terapia Schok. E deindustrializuam vendin. I shkatërruam cfarë kishim trashëgimni nga puna e përbashkët. I gjithë indi industrial u shpërbë brenda natës bëmë privatizime në shumicën e rasteve korruptive pa impakt për ekonominë e mirëqenien e njerëzve. Në dekadën e dytë të tranzicionit ne u prekëm nga fenomene korrupsioni në dogana, tatime e kështu me rradhë. Në dekadën e tretë të tranzicionit filloi koncesionimi I të mirave publike. Dhe sot duket që ekonomia shqiptare në shumicë të temave, cështjeve, është e koncesionuar. Unë nuk jam kundër koncesioneve, jam njeri që e njoh veten të ekuilibruar. Por interesi I publikes, dhe triumfi I publikes mbi kapjen apo mbi grabitjen më ka interesuar. Nesër pasnesër do të jemi përballë vektorëve të konkurrencës e grabitjes disa herë më të mëdha sesa këto që janë sot. Prandaj duhet ti shtrojmë pyetjet vetes: cili është avantazhi ynë krahasues? Unë jam deputet I PS në Shkodër  dhe ka një rrjete të terë fasonës në këtë qark sin ë gjithë Shqipërinë.Do të kemi ekonominë e bukës së gojës si avantazhin tonë krahasues? Do të kemi avantazh krahasues varfërinë, apo do të përqëndrohemi te ekonomia e dijes? Nëse jemi për të dytën, kërkohet një ekonomi e qendrueshme kapilare që tregun e ka si autputin final. Sepse themelore do të duhet të jetë një reform më e madhe në sistemin arsimor, atë që bëjnë vende të vogla si Izraeli, Irlanda që kërkojnë avantazhin e tyre krahasues dijen. Nuk mund të bëhemi start up nation, pra vend që stimulojmë novacionin pra që duhet ta kemi te dija. Dhe nëse e thashë që e majta duhet të përqafojë punën dhe jo varfërinë, duhet të shtoj që e majta duhet ta përqëndrojë vemendjen te dija. Këto nuk e japin efektin menjëherë, por janë reforma që ia vlen të investosh për to.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img