Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Ditmir Bushati “reklamon” Ilir Metën: Është kandidat i fortë për president

Lajme të ngjashëm

Edhe pse vet Ilir Meta nuk ka preferuar të jap një përgjigje të qartë nëse synon postin e presidentit të Republikës në vitin 2017, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e sheh atë si një kandidat të fortë në këtë garë.

Duke folur për Roland Qafokun në emisionin “Debat” në ”Channel one”, Bushati ka theksuar se kontributi dhe CV-ja e Metës e bën atë një kandidat të fortë për president.

“A mund të jetë kandidat? Natyrisht që është kandidat i fortë për president, por kjo varet nga Meta, nga koalicioni, nga votat në parlament. një njeri që ka qenë  kryeminsitër, ministër i jashtëm, minsitër i ekonomisë, kryetar parlamenti, kur lexon CV dhe sheh kontributin, ai është një kandaidat i fortë për president ,por mendoj që politika shqiptare nuk është tek emri. Fillimisht duhet të ketë një diskutim se çfarë profili duhet ta kemi presidentin e republikës”, ka thënë ministri socialist.

Sa i pëket pretendimeve se Bushati ka tentuar të prishë imazhin e kreut të Kuvendit në takimet që zhvillon me zyrtarë të huaj, ministri i ka quajtur ato si thashetheme portalesh jo serioze.

“Këto nuk janë zëra, pro thashetheme, edhe mediat ndahen në media serioze dhe portale në të cilët gjen turli kombinacionesh, por nuk e merr vesh se kush e shkruan diçka. Ky është një thashethem dashakeq. Por Meta ka eksperiencë të gjatë politike, ka qenë dy herë ministër i jashtëm, e di shumë mirë se çfarë ndodh, si funskionon shërbimi”, tha Bushati.

Më shumë