Hapësire reklamuese

Politikë

Ditmir Bushati përcjell mesazh të fortë për Maqedoninë nga Samiti i Ministrave të Jashtëm

Shkruar nga Newsbomb

Ditmir Bushati Ministri i Jashtën i Shqipërisë ka dhënë mbështetjen e tij për Maqedoninë nga Samiti i Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Në një intervistë për European Western Balkans, ministri Bushati u shpreh i shqetësuar për gjendjen e trazuar në Maqedoni nga ku theksoi se Shqipëria është vendi fqinj më i denjë për të.

 “Ju kurrë nuk do të gjeni një fqinj më miqësor ndaj Maqedonisë sa Shqipëria. Një fqinj që kurrë nuk ka vënë në pikëpyetje integritetin territorial të Maqedonisë, as gjuhën, as identitetin e saj, siç mund të kenë bërë fqinjët e tjerë. Ne i kemi nxitur gjithmonë autoritetet në Maqedoni që të krijojnë një klimë më të mirë ndëretnike në vend, e cila është e nevojshme, jo vetëm për stabilitetin demokratik të Maqedonisë, por edhe për rrugën e saj euroatlantike”, ka deklaruar Bushati.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.