Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Ditmir Bushati komenton shtyrjen e BREXIT: Duket se “DIVORCI” është më i komplikuar sesa “MARTESA”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati konstaton në rrjetet sociale se “divorci” i Britanisë së Madhe me BE është më i komplikuar sesa “martesa”.

Krahasimin me një fenomen njerëzor, Bushati e bën në rrjetin social twitter ndërsa komenton ngjarjen ndërkombëtare më të debatuar të ditës së djeshme. “BE ra dakord të shtyjë Brexit deri në 31 tetor, me një rishikim në muajin qershor. Duket se “divorci” është më i komplikuar sesa martesa” shkruan ish-ministri shqiptar. Ditën e djeshme, pas pesë orë diskutimesh të kryeministres britanike Theresa May me liderët e Bashkimit Evropian, u ra dakord për një shtyrje 6 muaj të Brexit. Presidenti I Këshillit Evropian Donald Tusk tha se mesazhi për miqtë britanikë është “ju lutem, mos e harxhoni kohën kot”, citon BBC.

Theresa May që kishte dashur një kohë edhe më të shkurtër, tha se Britania e Madhe kërkon që të dalë nga Unioni sa më shpejtë të jetë e mundur. Britania tashmë duhet të mbajë zgjedhjet evropiane në maj, apo të ikë në 1 qershor nga BE pa një marrëveshje. Kryeministrja u kishte thënë me herët liderve se donte që data e daljes së UK të ishte nga kjo e premte deri në 30 qershor, me një opsion për të ikur me herët nëse marrëveshja ratifikohej në parlament. “Kursi I veprimit do të jetë në duart e Britanisë. Ata mund të ratifikojnë marrëveshjen e arritur në rast se edhe ky afat do të përfundojë” tha Donald Tusk.

Ai tha gjithashtu se UK mund të rimendojë strategjinë e vet, ose të zgjedhë të “kancelojë Brexit”, citojne mediat nderkombetare. Kryeministrja May tha se Britania do të vazhdojë të kryej detyrat e një anëtarësimi të plotë në BE gjatë gjithë kësaj periudhe shtyrje të daljes nga BE . “Nuk pretendoj se javët që do të vijnë do të jenë të lehta, apo nëse do të ketë një thyerje të këtij afati në parlament. Por ne kemi detyrë si politikanë që të gjejmë një zgjedhje duke përmbushur referendumin, ti japim jetë Brexit dhe të vazhdojmë përpara” tha May.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img