Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Ditmir Bushati i shqetësuar, kritikon qeverinë për “databazën” me të dhëna: Duhej të ishin pezulluar të gjithë drejtorët që…

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me ekzistencën e një databaze me të dhëna personale dhe sensitive, që në disa media është thënë se përdorej nga Partia Socialiste.

Ndonëse vlerësoi rolin e kësaj force politike që në vitin 1998 bëri pjesë të Kushtetutës kapitullin për të dhënat personale, që në atë kohë ishte një temë kryesisht panjohur në vendin tonë, Bushati kritikoi qeverinë për menaxhimin e situatës.

Sipas tij, për daljen e të dhënave personale duhej të ishte mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare, ndërsa qeveria duhet të kishte pezulluar të gjithë drejtorët e institucioneve që merren me mbledhjen apo përpunimin e të dhënave personale, deri në përfudim të hetimeve, raporton Neësbomb.al.

“Për herë të parë në ’89 është plotësuar mbrojtja e të dhënave personale për herë të parë, ka një rregjim mbrojtës edhe më strikt se të dhënat personale. Edhe si socialist unë jam disi krenar që ky koncept është inkorporuar në Kushtetutën e 98-ës. Ne duhet të jemi progresistë në vlera, radikal në sjellje dhe sa më reformistë në metodë. Nuk di që të jetë zhvilluar një mbledhje e këshillit të sigurisë kombëtare, nuk di që të ketë një mbledhje ku të jenë pezulluar të gjithë drejtuesit e enteve, duhet të ishte shqetësimi numër një i qeverisë. Është e rëndësishme të sqarojmë opinionin publik për çfarë bëhet fjalë, të gjithë drejtuesit e institucioneve që mbledhin dhe përpunojnë të dhëna duhet të pezullohen derisa të kryhet hetimi. Unë jam vetë aktivist, e di, kam patur një bazë të dhënash personale, por jo si ato që kam parë në portale. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme”, deklaroi Bushati.


Më shumë