Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

“Mos kandidimi im i padrejtë”, Ditmir Bushati flet për marrëdhëniet me Ramën: Partia të ketë rregulla, s’është pronë private…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Ditmir Bushati në një intervistë ka folur në lidhje me raportet që ka me kryeministrin Edi Rama.

Ai edhe një herë tha se vendimi i Ramës për mos e futur si kandidat në zgjedhjet e 25 prillit ishte i padrejtë.

“Besoj se marrëdhëniet personale, raportet, ulje-ngritjet e marrëdhënieve personale nuk janë të rëndësishme për opinionin publik, sepse bëhen objekt telenovelash e bisedash nëpër kafene, sesa të sjellin diçka konkrete. E rëndësishme është që në një parti politike të ketë rregulla, sa i përket bashkëjetesës demokratike, qoftë edhe ku anëtarë të ndryshëm të forcës politike mund të kenë pikëpamje të ndryshme apo pikëpamje alternative për mënyrën se si mund të jetë më efektive dhe më e suksesshme forca politike. Nëse pikëpamjet e mia janë efektive apo konstruktive, kjo është një çështje tjetër.

Është e rëndësishme që partitë të jenë organizma të gjalla, sepse nuk janë prona private, por janë të mira publike dhe kanë një raport shumë të rëndësishëm me shoqërinë. Kështu e kam konceptuar unë edhe pozicionin dhe aktivizimin tim brenda radhëve të PS, i bindur se ne nuk mund t’i flasim vetëm kërthizës sonë, por duhet t’i drejtohemi shoqërisë, sidomos kur jemi një forcë në qeverisje për të tretin mandat radhazi, precedenti i parë në pluralizmin e Shqipërisë. Është shumë e rëndësishme për të ndërtuar një model sa më të drejtë mes qeverisjes në nivel qendror e vendor dhe shoqërisë” tha Bushati në “Kjo javë”.

“Sa i përket çështjes së kandidimit, e kam thënë që ka qenë një vendim i padrejtë në gjykimin tim, por kjo nuk më bën të heq dorë nga angazhimi im për PS dhe me PS”, tha ai ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img