Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ditmir Bushati flet për herë të parë: Nuk jam pjesë e parlamentit, por do jem aktiv në politikë, kontributi im vlen (DEKLARATA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë nga viti 2013 deri në 2019, Ditmir Bushati, nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit të ri që do të krijohet në Shtator, pas kontraditave që pati me kryeministrin Edi Rama dhe më pas lënien jashtë listës së kandidatëve.

Në një intervistë dhënë për IBNA, Bushati ka folur për herë të parë për këtë çështje, duke treguar se do të jetë aktiv në politikë edhe në të ardhmen, pavarësisht se jashtë parlamentit.

“Eshtë e vërtetë se nuk do të jem pjesë e parlamentit të ardhshëm dhe ju e dini që parlamenti është vendi më i rëndësishëm ku luhet politika. Sidoqoftë, synoj të vazhdoj me angazhimin tim politik e qytetar në jetën publike duke shpresuar se kontributi im vlen” tha Bushati në intervistën dhënë për IBNA.

I pyetur për një ndër cështjet më sensitive në politikën e jashtme, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë që filluan të intesifikoheshin mes tij dhe ish-ministrit të jashtëm grek Kotzias, dhe pse ka mbetur pezull ky proces, Bushati ka një tjetër mendim.

“Nuk është e drejtë të thuhet se gjithë procesi që kemi kryer bashkë me Nikos Kotzias nën mbikqyrjen e dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Greqisë, si një proces që nuk ka dhënë rezultate. Ne kemi punuar shumë në rivendosjen e besimit mes ekipeve përkatëse dhe mes dy vendeve. Besimi është një element I rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, si në jetën e përditshme. Sigurisht ka ende cështje që duhet të adresohen. Eshtë koha për të lëvizur me guxim dhe vendosmëri. Nevojitet një vision i ri për të çliruar energji të reja në marrëdhëniet shqiptaro-greke” tha Bushati sa i përket kësaj çështjeje.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img