Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Ditmir Bushati erdhi te unë dhe më tha…”, Rama flet për ish-ministrin: Është investimi im më i rëndësishëm, por nuk punoi tokën. Zbriti nga treni (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7dd3332964d1173a5ad9c508c83629b6

Kryeministri Edi Rama sqaron “debatet” me ish-ministrin Ditmir Bushati. Para gazetarëve, Rama tha se nuk ka asgjë personale me Ditmir Bushatin, përkundrazi, e cilësoi atë si një nga investimet e tij më të rëndësishme.

Rama tha se Bushati i kishte kërkuar ta mëbshteste që të bëhej sekretar i OSBE, gjë të cilën kryeminsitri pohoi se e kishte bërë, për të dhe Shqipërinë. Por, disa vende të OSBE, tha Rama, shprehën kritika.

“Ditmir Bushati ka ardhur te unë dhe ka thënë dua të bëhem sekretar i OSBE. Dua mbështetjen tënde. Dhe unë i kam thënë do kesh mëbshtetjen time. Ditmir Bushati ishet një nga kandiatët. I kam dhënë të gjithë mëbshtetjen, edhe pse jo në kushte fort të lehta, se kishim kryesimin e OSBE.

Disa vende kanë shprehur rezerva për kandidaturën nga Shqipëria, në kushtet që Shqipëria ka kryesimin e OSBE, se si mundet që Shqiëpria të ketë drejtimin e ose dhe të kandidojë një shtetas të vetë”, tha Rama.

Më tej, kryeministri u shpreh se po “të kishte punuar tokën”, Ditmir Bushati do të ishte me shokët, por kur e deleguan ën Shkodër, “ai zbriti nga treni”. Kreu i socialistëve u kujdes të theksonte se nuk kishte asgjë personale me Ditmir Bushatin, por ky i fundit nuk është “lojtar për këtë ndeshje”.

Ai foli dhe për kandidimin e Fatmir Xhafajt në kufirin e listës së sigurt për deputetë, në Tiranë.

Pjesë nga fjala e Edi Rama Ramës:

– Ata që nuk kanë lënë gjë pa i bërë Fatmir Xhafës, syri.net, ata me katër sy, syri Saliut, i Ilirit dhe Monikës, ata janë të shqetësuar se simboli i reformës në Drejtësi nuk është më në lista. Atij njeriu nuk i kanë lënë gjë pa i bërë, duke shkuar përtej cdo morali, etik, shoqëror. E kanë sulmuar si kafshë.

Tani, ndjehen të lënduar dhe flasin në emër të opinionit si të lënduar. Është e rëndësishme që njerëzit ta mbajnë mend. Për ca u shqetësuan ata? Kanë merak se do humbasë Partia Socialiste.

– Këtu nuk ka lista fituese dhe jo fituese. Këtu ka objektiva. Nuk ka vend për të vënë stenda dhe për t’i vënë njerëzit në stenda. E thash dhe më parë, po qe puna për historinë e PD, Saliu është njeriu më i rëndësishëm i asaj historie. Por kjo është ndeshje për të dalë para populliut për të ardhmen, apo po shkojmë në një panair që të ekspozojmë reliket sipas historisë sonë.

Skuadra ndërtohet për të fituar dhe për të maksimizuar rezultatin me të gjithë lojtarët që ka.

Kundërshtarët janë shumë të shqetësuar. Ju ka dalë përballë një skuadër që as e prisnin dhe as nuk dinë si ta luftojnë. Një skuadër me energji të reja dhe të jashtëzakonshme. Ndërkohë skuadra e PD është skuadër pa energji. Ne kemi vënë të gjithë drejtuesit dhe të gjitha figurat që kanë marrë nga PS pafundësisht vlerësime dhe mbështetje, aty ku duhet në skuadër.

– Fatmir Xhafa e ka pranuar sfidën për të kontribuar për skuadërn në një pozicion ku sigurisht duhet të bëjë një përpjekje për të thyer listën. Por ama duke qenë aty, kontributi i tij për skuadrën do jetë i paçmueshëm.

– Për Ditmir Bushatin, e thoni ju dhe e përsërisnin pafundërisht. Jo po të ka kritikuar… Ça lidhje ka kjo. Dikush thotë keni pas konflikt për kufijte e Kosovës. Unë po them një gjë:

Nëse unë do të kisha gjëra të tilla dhe nëse unë do funksionoja kështu, e para s’kam funksionuar ndonjëherë kështu si person. Se jam person që nuk mbaj inat. Kur ti drejton PS nuk mund ta kesh mendjen se ca tha ai tjetri, apo ca dëgjova se ca kishte thënë ai atje.

Ditmir Bushati ka ardhur te unë dhe ka thënë dua të bëhem sekretar i OSBE. Dua mbështetjen tënde. Dhe unë i kam thënë do kesh mëbshtetjen time. Ditmir Bushati ishet një nga kandiatët. I kam dhënë të gjithë mbështetjen, edhe pse jo në kushte fort të lehta, se kishim kryesimin e OSBE.

Disa vende kanë shprehur rezerva për kandidaturën nga Shqipëria, në kushtet që Shqipëria ka kryesimin e OSBE, se si mundet që Shqiëpria të ketë drejtimin e ose dhe të kandidojë një shtetas të vetë.

Përtej cfarë debati mund të kem unë me Ditmir Bushatin, një sekretar i OSBE nga Shqipëria do të ishte kryevepër. Unë e mbështeta, Ditmir Bushatin dhe Shqipërinë. Tani si mundet unë të jem personi që tha kështu, tha shtu.

E dyta, është e vëretë që Ditmir Bushati ka qenë një ministër i mirë. Sandër Lleshaj ishte edhe më i mirë se Bushati por nuk është në listat e deputetëve. Nuk është e thënë që një ministër i mirë të jetë patjetër deputet.

Ditmir Bushati ka qenë ministër se e ka bërë Partia Socialiste ministër. Shokët e Ditmir Bushatit sot janë te kufiri, nuk janë te kufiri se nuk kanë bërë debat me mua, por janë të kufiri sepse përvec punës si ministra, përvec debateve në televizor, kanë punuar tokën. Kanë mbjell dhe kultivuar në terren, me njerëzit , përditë. Ndërsa Ditmir Bushati ditën e parë që u dërgua si drejtues i Shkodrës, ka zbritur nga treni, nuk është shfaqur më në asnjë aktivitet. Në ato aktivitete që nuk janë puna juaj. Por janë pjesë e pandashme e çdo njeriu që ka një mandat nga socialistët në këtë parti.

Ditmir Bushati ka disa mendime të tijat që unë nuk jam dakord. Ai ka të vetat dhe unë të miat. Nëse ai do kishte punuar tokën, do ishte me shokët e vetë. Kjo s’është personale. Por një gjë e kam thënë në mënyrë të përsëritur, e kam thënë dhe dje: Kush është lart duhet të rri poshtë, jo në listë, por në terren.

Bushati është një nga investimet e mia më të rëndësishme. Nuk kam unë armiqësi me të. Shpresoj ta kapi trenin prap. Unë ua kam bërë të qartë të gjithëve: Partia të vë, por duhet të mbash veten.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img