Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Ditmir Bushati bën deklaratën e fortë për ndarjen e Kosovës: Ishte ide e vjetër serbe, por një shqiptar e risolli në “jetë”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me çështjen e ndarjes së terrritorit të Kosovës. 

Bushati u shpreh në Syri Tv se kjo ishte një ide e vjetër serbe, por që sipas tij u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej perëndimit si një ide lokale, e disa liderëve në rajon. Ish-ministri tha se ishte kjo  ide që solli përçarje në rajon.

“Qëndrimi im ka qenë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, strategjinë e sigurisë kombëtare dhe të interesit kombëtar. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë akt heroik. Qëndrimi im ka qenë zyrtar, diplomatik. Bëhej fjalë për gjysmën e Kombit, Kosovën dhe në këtë pikëpamje ishte e pamundur që kushdo të ishte ministër i Jashtëm i Shqipërisë të ishte gojëkyçur. Mund të ju them me gojën plot që ishte një ide e vjetër serbe që u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej perëndimit si një ide lokale, e disa liderëve në rajon. Nuk më kanë surprizuar qëndrimet e këshilltarit të Trumo, John Bolton, as reagimet e qeverive britanike dhe gjermane, sepse kabllot e lobimit ishin futur thellë. Kjo ishte një ide që futi në tension rajonin dhe ia uli ndikimin në maksimum ndikimin e Tiranës në Prishtinë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë’, u shpreh Dimir Bushati.

Më shumë

spot_img
spot_img