Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ditët e Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë në edicionin e XI Përmet-Leskovik-Ersekë( Kolonjë)

Shkruar nga Newsbomb
Ditët e Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë në

Nga Ymer Hysa

Pas disa orëve udhëtm me autobuz, mes miqve gazetarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, dhe Maqedonia e Veriut, duke përshkuar mes për mes fushat dhe luginat e gjëra të Elbasanit, Lushnjes, Fierit, Mallakastrës e Tepelenës do të mbërrinim në qytetin historik, të kulturës, të pastërtisē të estetikës, të poetëve, këngëtarëve, sazeve e të mikpritjes, Përmetin e trëndafilave.

Dikush më pati thënë se: "Permeti është mirë të vizitohet në muajt pranverë-vjeshtë, kur të mbulon aroma dhe bukuria trëndafilave ", por jo; Përmeti shkëlqen edhe sot në mesin e shkurtit i rrethuar me kurorë dëbore. Që në hyrje të qytetit bie në sy rregulli dhe pastërtia, Guri simboli i qytetit, Obelisku i Dēshmorëve, bie në sy harmonizimi i sheshit qëndror ku përballë institucioneve ngrihet madhështor obelisku kushtuar Kongresit tē Përmetit. Pas okomodimit në hotel "Përmeti" nën kujdesin e Xhimi Vilës, president i Shoqatës RessEgnstia dhe Besim Dybeli, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, qarku Elbasan, do t'i drejtoheshim Restorant "Trifilia", ku do na uronte miseardhjen zonja e parë e Bashkisē, kryetarja Alma Hoxha.

Prezantoheshim me radhë. "Ymeri nga Laçi". "Mirëseerdhe, kryetaren tuaj të bashkisë e kam mike, të dyja jemi mēsuese, të dyja kemi qenë drejtore të Arsimit dhe të dyja jemi kryetare Bashkie, m'i bëj shumë të fala!" Ulemi për të ngrënë drekë, një ushqim i bollshëm tradicional. Në tavolinën ku drekoja unë ishte edhe Ledioni, që shpjegon gjithçka rreth historisê dhe kulturës së qytetit. "Pozitiv është fakti se të rinjtë po rikthehen dhe po investojnë nē turizëm dhe agroturizëm. Edhe në bashki punojnē rreth 40 tē rinj të shkolluar" shpjegon ai. Më pas së bashku me kolegun nga Kosova Ilir Krasniqi bëjmë një xhiro nëpër qytet. Bie në sy sistemimi dhe rregulli kudo.

Ambjentet shlodhëse apo lulishtet dhe parqet janë plot stola për të pushuar dhe pasuruar me vepra arti. Bien në sy bustet e Naim Frashërit, Tefta Tashko Koços etj. "Të shohim Përmetin e vjetër, mu drejtua Iliri dhe u nisēm nëpēr rrugët e kalldrëmta. Shtëpi karakteristike të vjetra, avlli, rrugica e mbi të gjitha kisha mesjetare si ajo e Shen Mërisë dhe e Shën Kollit. I vizitojmē dhe bëjmë foto për t'i patur si kujtim të këtyre orëve të para të festës sē Miqësisē sē Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

SHKËMBIM PËRVOJE DHE DARKË INFORMUESE KULTURORE

Pas forumit me temë "Media dhe emigracioni jashtë e vendit", ku gazetarë të shumtë nga mbarë trojet shqiptare ku veç kryetarit të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, kolegut Aleksandër Çipa si moderator i kësaj tryeze, do të merrnin fjalën dhe shprehnin opinionet dhe mendimet e tyre edhe gazetarët e mediave respektive si Iliri nga Kosova, Musai nga Tuzi, Jetoni nga Presheva, Frroku, Bashkimi, Vladimiri, Ersiona, , Emirjona, Shefi i Medias së OSBE-së z. Dan Bonger. Me interes të veçantë u ndoq panorama sociale dhe problematikat demografike nga zonja Hoxha, kryetare e Bashkisë së Përmetit. Ajo do të shprehej entuziaste dhe me konsiderata të kënaqshme për arritje të punës në këtë drejtim. 60 të rinj të shkolluar në universitetin e Tiranës apo ato të Europës janë kthyer dhe punojnë në bashki. Ajo sjell me emra konkretë shumicën prej tyre që janë edhe drejtues të disa drejtorive përkatēse të bashkisë, mes të cilëve shumica zonjëza.

Nga diskutimi i saj vihej re qartë kënaqësia që këta të rinj e të reja i kishin dhuruar me punën dhe pasionin e tyre kontribut qytetit. Aktiviteti do të vazhdonte gjatë orëve të mbrëmjes me vizitën e gazetarëve në Muzeun e Qytetit. Binte në sy puna e kujdesshme që ishte bërë në ngritjen e pavioneve që nga ai i antikitetit, Mesjetës, Luftës së Dytë e gjer te pavione të veçanta si ai i Vëllezërve Frashëri, për Skulptorin e Popullit Odise Paskali, pavioni etnografik ai i kulinarisë etj. Mbase edhe në raste të tjera, por këtë radhë "ciceroni" ishte vetë Kryetarja e Bashkisë zonja Alma. Ajo gjithë pasion do na shpjegonte për ngritjen e muzeut që nga rindërtimi i objektit gjer te grumbullimi i materialeve dhe artefsktrve, ku në sy binin kontributet dhe dhuratat e qytetarëve.

E si mund të ndodhte ndryshe në këtë qytet ku nga 13 projekte të aplikuara në BE, 12 prej tyre do të fitoheshin. Ndaj ky qytet sot ka muze kinema, bibliotekë, rrugë të shtruara cep më cep, ndriçim, etj "Panairin e kulinarisë" do ta shikonim dhe shijonim në darkën e shtruar te Restoranti " Familjari" një ndër më trsdicionalët e qytetit. Aty ishin të tëra, që nga pijet vendase, produktet e brumit, mishërat dhe ëmbëlsirat. Aty ishin bashkë bujaria përmetare, kënga dhe vallja, dashuria dhe respekti për njerëzit dhe estetikln e tyre. Si kurdoherë në evente të tilla nuk do të mungonin edhe shkëmbimi i dhuratave.

Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Çipa do t'i dhuronte znj.Hoxha një medalion simbolik në emër të bashkëorganizatorëve të edicionit të XI të " Ditëve të Miqësisë së Gazetarëve", në imazhin grafik të të cilit është porta hyrëse dhe dalëse në qendër të Elbasanit, qyteti nga nisi kjo veprimtari rajonale e gazetarëve. Ajo ishte Porta e Kalasë e gdhendur në mermer që simbolizonte hyrjet dhe daljet, pra, lëvizjen e lirë të njerëzve. Edhe zonja Alma do i dhuronte bashkëorganizatorit një shportë simbolike me produkte të zonës. Bisedat e lira, përshëndetjet, këngët e vallet, fotografitë mes miqve gazetarë e shndërruan darkën në një mbrëmje të mirëfilltë festive dhe artistike. Jo më kot u sugjerua nga shumë miq gazetarë për t'u propozuar institucioneve përkatëse që të hartojnë programe që "Kabaja Përmetare" ashtu si "Polifonia Labe", të merret nën mbrojtje nga UNESKO DITA TJETËR NJË ITINERAR DREJT LESKOVIKUT DHE KOLONJËS E habitshme ! Edhe pse Kolonja (Erseka dhe Leskoviku) është një ndër zonat më të thella malore shqiptare jugore aty, këndojnë këngë popullore qytetare kaq të bukura që të rrëmbejnë t'i këndosh e të rrëmbejnë, të hedhin në valle.

E thuaj pastaj se nuk janë artdashës të mëdhenj! Në Leskovik dhe Ersekë ka pafundësisjt gjurmë kulture dhe shenja historie. Gazetarët e ardhur nga të gjitha qarqet e vendit dhe nga trojet e hapësirës shqiptare janë të mrekulluar nga gjithçka shohin e dëgjojnë. Përfaqësues të qeverisjes vendore në të dy qytetet shprehen se kurrë nuk kanë pritur e të mund të komunikonin me një numër kaa të madh gazetarësh. Janë rreth 70 gazetarë të bashkuar në ciklin e veprimtarive të Ditëve të Miqësisë, nga të gjitha llojet e mediave, si online, tv, radio, gazeta, revista etj. Mbi 40 prej tyre vinin për herë të parë në këto zona të skajshme jugore të Shqipërisë. Artistët vendorë të njohur, të respektuar dhe me talent në Ersekë u bënë kontribuesit më të shkëlqyer të paraqitjes së vlerave dhe pasurisë etnokulturore, traditëa dhe interpretimit muzikor.

Në mbrëmjen e dytë në Ersekë u krye një rit homazhi përkujtues me krijimtarinë e poetit më të shqipar të pesë dekadave të fundit në zonën e Kolonjës, për poetin e shquar Dhori Qiriazi. Ndërkohë që gazetarët patën mundësinë të njoheshon me mjedisin e shkëlqyer të Bashkisë, Muzeun e qytetit dhe asetet turistike të fshatit të afërt Rehovës. Dita e tretë dhe e fundit e ciklit të veprimtarive, do të na gjente mes bardhësisë së borës në Ersekë. Organizatorët, Xhimi Vila, President i Shoqatës RessEgnatia, Unioni i Gazetarëve i Qarkut Elbasan dhe kryetari Besim Dybeli nën kujdesin e kreut të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, me merakun që aktiviteti të përmbyllej ashtu siç ishte planifikuar, i plotësuar sa duhej, do të kujdeseshin edhe për detajet më të vogla.

Aktiviteti ditor do të niste nga fshati i gurtë Rehovë, një fshat piktoresk me karakteristika të veçanta, i mbledhur, me shtëpi sup më sup që tregon harmoninë dhe dashurinë mes tyre. Si kudo në fshatra të tillë të organizuar, ku të gjitha rrugët të sjellin në qendër, tregon për elemente të shumta të kulturës qytetare. Mes shtëpive të gurta binin në sy kisha me konstruksion si katedrale, binin në sy shtëpi si ajo e fisittë aktorit të shquar Agim Qiriaqi, apo shtëpia e Naum dhe Peter Prifti. Anila, drejtore e Kulturës në Bashki, në një nga kryqëzimet e rrugëve të kalldrëmta do të dhuronte për disa nga miqtë gazetarë librin e studiuesit dhe arkeologut të njohur Skënder Aliu: "KOLONJA, Studime Arkeologjike". Largohemi nga fshati i gurtë piktoresk Rehovë, drejt qytetit të Ersekës.

Një qendër qyteti e harmonizuar bukur e shtruar me pllaka guri dhe e shndërruar totalisht në pedonale, por që prej disa ditësh dhe sot, për dëshirën tonë, do të ishte e shtruar me tapetin e bardhë të dëborës. Fillimisht do të vizitonim Muzeun Historik dhe Etnografik, ku pasqyrohet historia, kultura dhe tradita e Kolonjës. Para muzeut në stenda metalike do të shkruhej titulli hit i këngës popullore kolonjare "As e vogël, as e madhe". Muzeu me dy kate, i ndarë në pavione të shumtë që nga antikiteti gjer në ditët tona, do të pasqyronte gjithë jetën aktive të njerëzve të shquar që kanë lënë gjurmë. Vend të rëndësishëm zinte periudha e Rilindjes Kombëtare me korifejtë e saj si: Jani Vreto, Shahin Kolonja e Muço Qulli, Fan Noli, Gjerasim Qiriazi, Papa Kristo Negovani, Themistokli Gërmenji, Mustafa Leskoviku, Spiro Ballkameni, Sali Butka e dhjetra patriotë të tjerë të shquar.

Binte në sy puna e kujdesshme për evidentimin e ngjarjeve dhe lëvizjeve patriotike duke i ndarë me periudha kohore. Në pavionin e katit të dytë të muzeut do të befasohesha nga "Marubi" kolonjar, Dhimitër Vangjeli, i cili me aparatin e tij kishte fokusuar figura politike të kohës, veshjet traditën, kulturën, klerikëtetj, etj një galeri unike fotosh të arkivës së tij. Ah , klerikët, mbase ata ja fikën derën duke bërë që regjimi i kohës t'ja mblidhte fotografitë dhe negativat, për tja mbyllur në kasaforta metalike si të ishin municione apo lëndë plasëse, për të mos i prekur askush. Teksa ngjit shkallët e muzeut galeri, bien në sy dy piktura të piktorëve të trevës së Lezhës si Pashk Përvathi e P. Radovani. P

ërballë muzeut sheshi i qytetit ku nē lulishtat e saj veç obeliskut madhështor do të ishin gjithë shkëlqim bustet e Fan Nolit, Jani Vretos, Faik Konicës dhe Petro Nini Luarasit. Erseka është një qytet që çdo vizitor e sfidon me imazhin real të ndryshimit dhe të thellësisë së trashëgimisë së qytetarisë dhe traditës së saj. Është një qendër që në kohën e ardhme të afërt do të kthehet në një destinacion i rrallë turistik për rajonin jugor dhe atë juglindor të vendit, por për t'u arritur duhet urgjentisht të përshpejtohet puna e përfundimit të segmentit të rrugës kombëtare Korçë- Ersek dhe Ersekë- Leskovik. Kjo vepër mund të shpnojë edhe momentin e kthesës për rikthimin e banorëve, krysisht rinisë nga udhët e mërgimit nëpër botë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese