Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ditën që prokurorët belgë ikin nga Tirana, Ambasada e SHBA i dhuron SPAK dhe BKH pajisje speciale për hetimet

Shkruar nga Newsbomb
Ditën që prokurorët belgë ikin nga Tirana, Ambasada e SHBA i

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dhuruar sot SPAK dhe BKH-së pajisje speciale për hetimet. Lajmin e bën vetë me dije Prokuroria Speciale përmes një njoftimi zyrtar në Tëitter, duke thënë se këto pajisje do të çojnë në një nivel tjetër punën hetimore.

"Ambasada e SHBA bëri sot një tjetër donacion për BKH-në, pajisje të cilat pritet të përmirësojnë dhe ta çojnë në një tjetër nivel punën hetimore të ndërmarrë në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion", njofton SPAK. Kujtojmë se Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë e re e drejtësisë me hetues që punojnë për llogari të prokurorëve specialë.

Ndërkohë, sot në ambientet e SPAK ka qenë dhe prokurorët belgë të cilët prej tre ditësh ndodhen në Shqipëri. Mesditën e sotme u raportuar se ata do të largoheshin drejt Brukselit pasi erdhën për të marrë në pyetje Lulzim Bashën, për dosjen "Toyota Yaris".

Partnerët ndërkombëtarë e kanë mbështetur SPAK në çdo aspekt, si material ashtu dhe financiar duke kërkuar të goditen peshqit e mëdhenj dhe përmes hetimeve dhe provave të pakundërshtueshme të arrestohen.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.