Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë angleze gjatë një aksioni anti-kanabis në Aberystëyth të Uellsit.
Operacioni u zhvillua në 29 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa shqiptarët kanë dalë së fundmi në gjykatë ku janë njohur me dënimet.
Ata janë Elidon Zeka dhe Morin Lalaj, të dy të moshës 22-vjeç.
Gjatë bastisjes së shtëpisë me gjashtë dhoma të përshtatur për kultivimin e drogës, policia zbuloi 123 bimë narkotike kanabis sativa që nëse do të hidheshin në treg, do të kapnin vlerën e rreh 220 mijë paund.
Po ashtu, përballë me shtëpinë u gjet dhe u sekuestrua një makinë BMW që përdorej nga shqiptarët për të kaluar kufirin. Sipas prokurorëve, shqiptarët punonin në një biznes lavazhi gjatë ditës.
Ata pranuan bashkëpunimin për kultivimin e kanabisit, ndërsa gjykata i dënoi me 29 dhe 30 javë burg.