Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Ditën infermier, natën kriminel”, i riu nga Kosova që sillte tritol në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb

Lion Pira, 25-vjeçari nga Kosova është një ndër tre të arrestuarit të cilët dyshohet se janë anëtarë të grupit kriminal që u godit tre ditë më parë nga Policia e Tiranës dhe ku u sekuestruan 46 kilogramë tritol.

Por, kush është Lion Pira, 25 vjeçari  që “ditën shpëtonte njerëz dhe natën transportonte armë dhe tritol në shërbim të grupeve kriminale”?

Newsbomb.al mëson se i riu nga Gjilani është me profesion infermier. Ai prej kohësh punon në Spitalin e Gjilanit, aty ku të gjithë e njohin 25-vjeçarin si një djalë të zjellshëm, punëtore, madje herë pas here dilte punonte dhe si vullnetar.

I riu ne krye te detyres I riu ne krye te detyres

Nga një vëzhgim në llogarinë e të riut në rrjetet sociale, vëmë re jetën e tij të luksit, me makina të shtrenjta dhe vende luksoze.

Hetimi 4 mujor i sektorit të krimit të organizuar në Policinë e Tiranës u finalizua me sekuestrimin e 203 kallëpeve me peshë totale 46 kg. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një prononcim për mediat bëri me dije se në kuadër të këtij operacioni ranë në pranga , Lion Pira, Rigon Maliqi dhe Shkëlqim Halabaku. Ndërsa, në kërkim u shpallën Dritëro Azemi dhe Flaka Abdullahu.

Te arrestuarit Te arrestuarit

Azemi dhe Abdullahu dyshohet se futën sasinë e konsiderueshme të lëndëve plasëse përmes linjës së autobusëve Kosovë-Shqipëri. Më herët u bë me dije se së bashku me tre të rinjtë. Pirën, Maliqin dhe Halabakun, dyshohet se kishin lidhje me bandat kriminale në Shkodër.

PAMJET NGA OPERACIONI

Hetuesit janë duke vijuar të hetojnë disa ngjarje të rënda në Shkodër dhe Tiranë, ky dyshohet se ky grup ka qenë i përfshirë.

Dy te rinj te shpallur ne kerkim Dy te rinj te shpallur ne kerkim

LEXO EDHE: 203 kallëpe tritoli nga Kosova, Policia e Tiranës arreston tre të rinjtë nga Gjilani

Lidhur me këtë operacion reagoi edhe ministri  i Brendshëm Taulant Balla,  i cili u shpreh i keqardhur për publikimet në mediat e Kosovës lidhur me operacionin e Policisë së Shtetit.

“Operacioni është plotësisht i dokumentuar dhe informoj me këtë rast opinionin publik në Kosovë se, citoj: Në datë 4 shkurt 2024, në orën 22.38, Salla Operative e Tiranës i ka dërguar informacion Sallës Operative Kukës se një mjet me targa të Kosovës, nëse konstatohej duhej ndaluar për shkak të një hetimi në ndjekje e sipër.

Në ora 00:30, në Pikën e Kontrollit të vendosur në “Rrugën e Kombit”, Policia e Kukësit ka identifikuar mjetin tip “BMW”, ku pasagjer në vendin e parë ndodhej shtetasi kosovar Liron Pira, i shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Pas mjetit të parë tip “BMW” me targa të Kosovës, objekt kontrolli, ishte edhe një automjet i dytë tip “Skoda”, i cili nga intervistimi i pasagjerëve, rezultoi se udhëtonin së bashku. Automjetet së bashku me personat u shoqëruan në ambientet e DVP Kukës për verifikime të mëtejshme duke zbatuar procedurat standarde të shoqërimit. Punonjësit e Policisë u kanë bërë me dije arsyet e verifikimit dhe shoqërimit, në bazë të kërkesës nga DVP Tiranë. Theksojmë se drejtuesi i mjetit ka pranuar dhe nuk ka kundërshtuar për asnjë moment punonjësit e policisë. Shërbimet e DVP Tiranë kanë udhëtuar drejt DVP Kukës menjëherë sa kanë marrë njoftim, dhe kanë marrë shtetasit e shoqëruar dy automjetet e lartpërmendura, duke kryer veprimet administrative sipas procedurës standarde të Policisë Shtetit", shkruante Balla më herët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese