Hapësire reklamuese

Politikë

Ditëlindja e bashkëshortes dhe 50-vjetori i martesës, Berisha me fjalë të ndjera: Mirënjohje e pakufishme për Lilin, eleksiri i vërtet i jetës tonë

Shkruar nga Newsbomb
Ditëlindja e bashkëshortes dhe 50-vjetori i martesës, Berisha me

Dita e sotme është e veçantë për ish-kryeministri Sali Berisha, pasi në një ditë feston dy festa.

Sot është ditëlindja e bashkëshortes së Berishës, Liri Berisha dhe gjithashtu festojnë edhe përvjetorin e martesës.

Berisha ka postuar një foto ku shihet me bashkëshoren dhe thotë se festojnë 50 vjetorin e martesës, teksa shkruan “në jubileun e këtij udhëtimi të përbashkët 50 vjecar, mirënjohja e pakufishme e imja dhe dhe e fëmijeve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësite, sakrificat e saj ka qenë dhe mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri i vërtet i jetës tonë”.

Postimi i plotë i Berishës:

Sot Jubileu i Arte!

50 vjetori i marteses tone dhe ditelindja e Lilit!

Miq, 5 korriku eshte per ne dite festash shume te vecanta. Por e sotmja eshte me e vecante per ne.  Bashke me ditelindjen e Lilit ne sot festojme edhe 50 vjetorin e marteses.

Ne jubileun e ketij udhetimi te perbashket 50 vjecar, mirenjohja e pakufishme e imja dhe dhe e femijeve eshte per Lilin, e cila me dashurine, perkushtimin, miresite, sakrificat e saj ka qene dhe mbeshtetje e jashtezakonshme dhe eleksiri i vertet i jetes tone.

Nje urim te perzemert dhe mirenjohje te thelle per ju miqte tane kudo qe jeni qe me miqesine tuaj i keni dhene jetes tone dimensionin me njerezor, me fisnik, me social te saj.

Gezuar Lili se bashku me deshiren e Zotit edhe dekada te tjera! sb

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.