Hapësire reklamuese

Politikë

Ditë zie, reagon deputeti i Vlorës për 8 viktimat: Të bashkohemi në ngushëllime

Shkruar nga Newsbomb

Reagon deputeti i Vlorës Agron Shehaj pas masakrës së djeshme në Selenicë të Vlorës, ku 24 vjeçari Ritvan Zykaj vrau me kallash 8 të afërmit e tij, përfshirë edhe dy fëmijë.

Shehaj fton këdo të bashkohet në ngushëllime dhe në lutje për t’u siguruar se ajo familje e copëtuar e ndjen dorën e shoqërisë. Bashkia e Selenicës ka shpallur të hënën ditë zie dhe ka marrë përsipër shpenzimet e varrimit të 8 viktimave.

REAGIMI I PLOTË I SHEHAJT:

"Zoti vdiq. Zoti mbetet i vdekur. Dhe jemi po ne që e kemi vrarë. Si do ta ngushëllojmë veten tani?..." F. Nietzsche.

Ky mendim i filozofit gjerman më erdhi ndërmend kur lexova lajmin rrënqethës të vrasjes së 8 personave për motive të dobëta.

Filozofi i famshëm nuk e ka fjalën që Zoti vdiq "fizikisht", por nënkupton humbjen e besimit të shoqërise te zoti dhe te morali i tij. Vakumi i krijuar nga kjo humbje dhe mungesa e një morali të ri, do jetë një tragjedi për shoqërine sipas tij.

Mjerë të gjithë ata që mendojnë se mund të jetojnë në një shoqëri "pa moral".

Të bashkohemi në ngushëllime dhe në lutje për t’u siguruar se ajo familje e copëtuar e ndjen dorën e shoqërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu