Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ditë të ngrohta, por priten edhe reshje shiu, moti me surpriza këtë javë

Shkruar nga Newsbomb
Ditë të ngrohta, por priten edhe reshje shiu, moti me surpriza

Java që presim përpara parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe prezencë të shpeshtë të reshjeve të shiut por nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve.

Në këtë mënyrë për nesër parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin si dhe shtim gradual vranësirash prej orëve të mbrëmjes. Për ditën e Martë moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit më tepër prezente përgjatë relieveve malore. Reshje shiu me intensitet të ulët në ultësirën perëndimore ndërsa në relievet malore me intensitet mesatar e loklaisht deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Dita e mërkurë parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash si dhe reshje shiu të herëpashershme por të dobta dhe lokale pas orëve të mesditës në një pjesë të madhe të territorit.

Reshjet e shiut do të behën më tepër prezente përgjatë ditës së Enjte. Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve lokale.

Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Deri në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e veriut dhe qendrës. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut mbeten prezente në zonën e jugut me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll