
Ditën e sotme pritet përmirësimi i situatës meteorologjike për vendin tonë me kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve.
Që në orët e para të mëngjesit masat ajrore të ngrohta, rrezatimi diellor si dhe era jugore do të bëjë që temperaturat të rriten nga sot dhe në ditët në vijim, kryesisht në orët e mesditës.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim deri 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare arrin shpejtësi deri 10m/s shoqëruar me valëzim të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 0 deri 15°C, në zonat e ulëta 1 deri 20°C dhe në zonat bregdetare 6 deri 20°C.