Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Ditë e veçantë për shkrimtarin Rexhep Qosja, 84 vjetori i lindjes dhe dalja në treg e romanit ‘Të fshehtat e treguara’

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e8fa3a1421a306f3fe73d66ce9449ee8

Ditën e sotme shkrimtari dhe publicisti Rexhep Qosja feston 84 vjetorin e lindjes, ndërsa nuk mund të kishte dhuratë më të bukur për të se sa dalja në treg e romanit të tij më të fundit, i titulluar “Të fshehtat e treguara”.

Rexhep Qosja u lind në 25 qershor 1936 në Qifllak të Rahovecit, ndërsa është një nga shkrimtarët dhe akademikët shqiptarë më të vlerësuar, si dhe një anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Qosja është autor i mbi 50 librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike.

“Ai është dhe mbetet njëri prej protagonistëve të realitetit të sotëm historik e kulturor shqiptar, figurë poliedrike e shkencëtarit, prozatorit, dramaturgut dhe kritikut letrar, eseistit dhe publicistit, mendimtarit dhe pedagogut, polemistit dhe intelektualit atdhetar e qytetar, që e ka lidhur jetën dhe krijimtarinë e tij me fatet e vendit dhe të kombit të tij, të kombit tonë një dhe të pandarë”, shkruan publicisti Fatmir Toci për akademikun Qosja.

Newsbomb.al i uron profesorit të nderuar jetë të gjatë e të shëndetshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img