Hapësire reklamuese

Rajoni

Ditë e madhe, Kuvendi i Kosovës voton sot formimin e Ushtrisë

Shkruar nga Newsbomb

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare ku do të votohen tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Njohës të sigurisë në vend thanë se kjo Forcë do të jetë në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të vendit, ndërsa tashmë kësaj Force do t’i nevojiten kapacitete të reja njerëzore, infrastrukturore si dhe pajisje tjera.

Transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri është një proces që mund të zgjasë 7-10 vite.

Disa ditë më parë nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”. Këto automjete i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.

FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat janë donacion nga Ushtria Amerikane.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu