Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Ditan Leli “merr çelësat” e Teatrit dhe ikën në Itali, këshilltarët e Vlorës nxjerrin karriget dhe kuvendojnë në oborr

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Teatri në Vlorë vazhdon. Kryebashkiaku Dritan Leli refuzon të përballet në një mbledhje me prani fizike me këshilltarët bashkiakë dhe nuk hap Teatrin “Petro Marko” për tu takuar me ta. Sot, Leli është nisur për në Itali, ndërkohë që këshilltarët kishin caktuar takim me të.

Prej ditësh kryebashkiaku refuzon të përballet me anëtarët e Këshillit që duan t’i bëjnë gjyqin për punët e lëna pas dore në Vlorë, ndërsa kërkon që të diskutojnë online pasi rregullat e pandemisë nuk lejojnë grumbullimet.

Këshilltarët një javë më parë caktuan datën 30 qershor për t’u ballafaqur me kryetarin Dritan Leli. Mirëpo, ky i fundit pak pas vendimit të anëtarëve të Këshillit, lajmëroi se ai kishte vendosur që mbledhja të mbahej online në datën 29 qershor. Mbledhja e thirrur nga Dritan Leli dje dështoi, pasi asnjë këshilltarë nuk mori pjesë.

Ndërkohë, sot në Këshilltarët Bashkiakë janë mbledhur para Teatrit “Petro Marko” dhe po “kuvendojnë”. Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli “ka marrë çelësat” e Teatrit dhe ndodhet sot në Itali.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img