Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Dita pas divorcit me gruan time

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ishte dashuri me shikimin e parë…ose thuajse kështu. Herën e parë që pashë gruan time, ndjeva diçka të papërshkrueshme. Isha 17 vjeç dhe punoja në Burger King. Ajo ishte 19 vjeç dhe ishte menaxhere në restorant.  

Donte t’u tregonte vartësve se shefe ishte ajo, shumë nga të punësuarit, as nuk e duronin dot. Në fillim ishim vetëm kolegë, më pas u bëmë miq. Lidhja jonë u transformua në diçka më shumë e pas 6 muajsh, u martuam.

Përqindja e martesave të lumtura nuk është shumë e lartë, numri bëhet shqetësues kur martohesh në moshë të re. ne u martuam ditën pas ditëlindjes sime të 18-të, pa e ditur sesa vështirë do të ishte.

Pavarësisht paralajmërimeve të familjarëve dhe miqve mbi rrisqet e të martuarit shumë shpejt, nuk ndryshuam ide. Ishim të dashuruar çmendurisht e gati të përballonim botën së bashku. Vitet e para shkuan mirë. Ndonjëherë ziheshim, po asgjë serioze. Në moshën 19 vjeç krijova një kompani shërbimesh dhe arrita të ardhurat me 6 shifra, në vit.

 Megjithatë, nuk dija asgjë nga biznesi dhe i drejtova keq punët. Në prill të 2011 kishim 180 mijë dollar dhe ziheshim vazhdimisht për çështje parash. Pasi u zumë në mënyrë të shpeshtë për një vit, vendosëm se ishte momenti të ndaheshim dhe ti jepnim fund martesës. I rikthehem shpesh asaj bisede dhe lotëve në sytë e mi.

Dita pas ndarjes, ishte më e keqja në jetën time. Të zgjohesha në shtëpinë e një miku, pa e parë të flinte krah meje, ishte e tmerrshme. Qava, bërtita, mendova madje edhe të vras veten. Mendoja se jeta ime perfundoi dhe që fëmijët e mi do të më shihnin sikurse unë shihja tim atë pas ndarjes. Më vinte për të vjellë nga mendimi për një person tjetër në krah të saj. Por ka shpresë.

Ai ishte një vit i vështirë. Problemeve tona i bashkoheshin edhe ato financiare dhe arrita mbipeshë në 80 kile. Ditën më pas, pasi kisha qarë dëshpërimisht, vendosa të ndryshoj jetë. Nuk më interesonin kushtet, doja të bëja gjithçka për të pasur një jetë pa keqardhje. Kështu, vesha atletet dhe fillova të vrapoj. Edhe pse ndihesha sikur do të më binte infarkt, isha i vendosur. Eleminova ushqimin me kalori dhe fillova një dietë të shëndetshme. Ndonjëherë provoja të merrja gruan e ti thosha se e doja, por më përgjigjej shpesh sekretaria.  

Zgjohesha përditë me idenë që po përmirësohesha. Ndryshimit iu deshën shumë ditë dhe shumë lot. Në atë periudhë unë dhe gruaja filluam të flisnim, më pas të rishiheshim dhe filluam të njiheshim sërish. Ditën përpara dhënies së sentencës së divorcit duhet të ishte epilogu me audiencën e gjykatës dhe fundi i çështjes. Preferuam dashurinë e të shkuarës sonë. Sot, jemi të martuar nga 16 vite të mrekullueshëm dhe të vështirë. Por fituam këtë martesë.

Dashuria është një vendim

Të dashurohesh është e lehtë. Kur provon diçka, je kaq i lumtur sa nuk sheh më asgjë. Por, sapo mbaron muaji i mjaltit, realiteti bën përpara. Ky është problem, je ti ai që vendos realitetin që do. Një konsulent na thoshte që dashuria nuk është ndjenjë, por një vendim. Vendoset të duash dhe të mbetesh i dashuruar.

Ndjenjat janë të ndryshueshme, po kur vendos çdo ditë të mbash premtimin, je duke zgjedhur dashurinë. Kur mendon se preferon të vdesësh më shumë se të tradhëtosh personin që ke në krah, ke vendosur të duash. Do të jetë gjithmonë një person tjetër që të tentojë. Bari i komshiut duket më jeshil, aq më tepër në momente të vështira, por dashuria e vërtetë nuk njeh asnjë tentativë. Nëse jeta juaj së bashku sapo ka filluar, zgjidhni të dashuroni cdo minutë të vetëm që ju jepet. Jeta është e shkurtër, koha është e vetmja gjë që nuk mund ta kemi asnjëherë mbrapsh. Mund të vini në fund të ditëve tuaj duke qarë dashurinë apo edhe lumturinë e vendimeve tuaja. Zgjidhni dashurinë.

(Huffington Post)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img