Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, nis procesi për gjetjen e 6 mijë shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, nis procesi për gjetjen e

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve mesohet se Autoriteti i Hapjes se Dosjeve i drejtuar nga Gentiana Sula, ka nisur punë për gjetjen e eshtrave të mijëra të vrarëve nga diktatura komuniste.

Autoriteti beri me dije se ka bashkëpunuar me Prokurorinë për fillimin e procedurës së gjetjes dhe identifikimit të vendvarrimeve të personave të zhdukur në diktaturë, si dhe me qeverisjen lokale, duke paraqitur propozime konkrete për vendet e kujtesës. AIDSSH ka bërë kërkesë pranë Ministrisë përgjegjëse për përfshirje në projektligjin “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” të një pike ku të përfshihen si vende kujtese dhe vetëdijësimi, vendet e pushkatimit dhe vendvarrimet e fshehta të periudhës së diktaturës komuniste.

Duke u bazuar në detyrat funksionale që i ngarkon ligji 45/2015, AIDSSH është angazhuar aktivisht dhe ka bashkëpunuar me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) dhe institucionet e tjera publike në vend për personat e humbur, Institutin e Integrimit të të Përndjekurve Politikë dhe vijon të japë kontributin e vet konkret në sigurimin e informacionit dokumentar të lidhur me ta, po ashtu, në ngritjen e çështjes dhe lobimin me institucione publike e ndërkombëtare për avancim të kërkimeve.

“Numri i njerëzve që janë rrëmbyer ose burgosur fshehurazi gjatë diktaturës mbetet i panjohur, por vlerësohet të jenë rreth 6 000 persona të zhdukur”, thuhet ne njoftimin e autoritetit. Deri më tani ka 57 kërkesa të shqyrtuara nga qytetarët per gjetjen e familjarëve të tyre.

Në kuadër të 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i ka propozuar Presidentit të Republikës vlerësimin me tituj nderi “Për merita të veçanta civile” të personave të përfshirë në trajtimin njerëzor të viktimave të para të kampit të Tepelenës, Fadil dhe Xhuma Petrela, histori zhdukjeje dhe solidariteti e shtrirë në kohë, nga viti 1949 deri në 1993, ku triumfon dinjiteti i njerëzve të thjeshtë.

Në vijim të ceremonisë protokollare shfaqet filmi “Të zhdukurit”, i mbështetur në dëshmi dhe dokumente arkivore mbi të zhdukurit në komunizëm, si bashkëpunim i AIDSSH me Kujto.al, që hedh dritë në të shkuarën dhe kthen vëmendjen në kauzën e mbi 6 000 të personave që ende sot nuk u gjenden eshtrat.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll