Dita u krijua për herë të parë më 20 qershor 2001, në njohje të 50-vjetorit të Konventës së vitit 1951 në lidhje me statusin e refugjatëve. Asambleja e Përgjithshme vendosi që kjo datë të festohet si Dita Botërore Refugjatëve.
Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës.