Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Dita e zgjedhjeve – 3.6 milion shqiptarë votojnë sot për 140 deputetët e rinj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot më 25 prill 2021, rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve, votojnë për 140 deputetët e rinj të Parlamentit shqiptar.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidat të pavarur. Partitë kryesore janë të renditura respektivisht në fletën e votimit; LSI me numrin 6, PD me numrin 9 dhe PS me numrin 12. Gjithashtu, në këto zgjedhje garojnë për herë të parë disa kandidatë të pavarur.

Madje, për herë të parë në Shqipëri Lëvizja Vetëvendosje edhe pse nuk është parti e regjistruar, ka tre kandidatë të sajët për deputetë. Boiken Abazai në Tiranë, Kreshnik Merxhani në Gjirokastër dhe Iljaz Shehu në Lezhë. I pavarur kandidon dhe minatori Elton Debreshi.

Në këto zgjedhje, shqiptarët nuk do të votojnë vetëm për partinë politike por dhe për kandidatin e tyre të preferuar. Përveç partisë, në krah ata do të kenë të rreshtuar me numra dhe kanidatët e secilës forcë politike.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img