Hapësire reklamuese

Aktualitet

DITA E UJIT TË BEKUAR/ 7 të rinj nën të ftohtin e acartë të Korçës, hidhen në ujin e shatërvanit për të kapur kryqin

Shkruar nga Newsbomb

Në Korçë është kremtuar sot dita e 'Ujit të Bekuar'.

 

Pas meshës së mbajtur në Katedralen e qytetit, ashtu siç e kërkon tradita është kryer më pas edhe rituali i hedhjes së kryqit në ujë.

Siç shihet nga pamjet pas hedhjes në shatërvan, kryqi është mundur të kapet nga një i ri, pas garës me shtatë të tjerë.

Të rinjët kanë sfiduar temperaturat disa gradë nën zero të qytetit Juglindior.

Në moshën 30 vjeçare, Krishti, Biri i Perëndisë, u shfaq mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor. Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, qiejtë u hapën, dhe një zë nga qielli tha: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur” shkruhet në ungjill.

Dhe këtu e ka zanafillën besimi se uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe  çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar. Në këtë ditë të shenjtë, uji bëhet ikona e hirit të padukshëm të Perëndisë, që me anë të ujit dhe të Shpirtit i rilind, i pastron, i shenjtëron dhe i ndriçon njerëzit besimtarë në Krishtin.

49495987_2016035318695425_2005756135323205632_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.