Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë festojnë hedhjen e Kryqit në ujë

Lajme të ngjashëm

Qindra besimtarët në Berat kanë marrë pjesë sot në ritualin e përvitshëm për Ditën e Ujit të Bekuar. Kryqi është hedhur nga Ura e Goricës në lumin Osum, atje ku disa të rinj qëndronin gati për ta marrë.

Ndërkohë, siç shihet dhe nga pamjet, qytetarë e besimtarë të shumtë janë mbledhur mbi urë dhe në këmbët e saj, për të ndjekur nga afër ritualin e hedhjes së kryqit në ujë.

 

Edhe në Sarandë, besimtarët ortodoksë kanë festuar paraditen e sotme ditën e ujit të bekuar. Ceremonia nisi me meshën në Kishë e Shën Harallambit dhe më pas besimtarët iu drejtuan bregdetit në Shëtitore.

Qindra besimtarë si dhe qytetarë ishin të pranishëm për të parë hedhjen e kryqit në ujë. 22 vjecari Andrea Baruta ishte i riu që arriti të kapte kryqin në ujë.

Epifania, festa e Ujit të Bekuar, ishte fillimisht vetëm një festë e “shfaqjes së Perëndisë” në botë, në formë njerëzore. Ajo përfshinte kremtimin e Lindjes së Krishtit, adhurimin e Magëve dhe gjithë ngjarjet e fëmijërisë, si rreth-prerjen dhe paraqitjen në Tempull, si edhe pagëzimin prej Joanit në Jordan.

Edhe në qytetin e Fierit rituali i hedhjes së Kryqit në ujë është ndjekur nga afër nga një numër i lartë qytetarësh dhe besimtarësh ortodoksë.

Ceremonia e hedhjes se Kryqit ne Fier

Festa quhet shpesh, sikurse është në librat e shërbesave ortodokse, Theofani, që do të thotë shfaqje e Perëndisë. Theksi në këtë festë është në shfaqjen e Jisuit, si Mesia njerëzor i Izraelit dhe Bir hyjnor i Perëndisë, Njëri nga Trinia e Shenjtë me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë.

Më shumë