Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dita e Sulltan Nevruzit, dita e shpresës për besimtarët bektashinj

Shkruar nga Newsbomb
Dita e Sulltan Nevruzit, dita e shpresës për besimtarët

Megjithse në Shqipëri Nevruzi është festa kryesore e komunitetit Bektashi, ajo festohet në shumë vende të Lindjes së Mesme, botës arabe dhe muslimane, e njohur si Viti i Ri Persian.

Dita e Sulltan Novruzit feston ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Ne Shqiperi festa e Novruzit mbahet me 22 mars, por Viti i Ri Persian nis më 21 mars dhe vende të ndryshme të botës, celebrimet kryen nga 21 marsi deri në 24 mars, sipas lokaliteteve.

Festa celebrohet në të gjitha vendet që kanë qenë më parë pjesë e perandorisë Perse dhe më vonë në vendet ku këto popuj u vendosën.

Ashtu si në festa të tjera të Vitit të Ri kjo është një kohë e bashkimit të familjeve, këmbimit të dhuratave dhe vizitave te njëri-tjetri.

Përgatitjet e celebrimit të Novruzit përfshijnë blerjen e rrobave të reja, veshjen e kostumeve me zbukurime argjendi e floriri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu