Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Meta: Të krenohesh me të, së pari duhet të jetësosh veprën e saj

Shkruar nga Newsbomb
Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Meta: Të

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar Nënë Terezën në ditën e saj të Shenjtërimit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se që të krenohemi me Shën Terezën duhet që të jetësojmë veprëne  saj.

“Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, krenarisë tonë kombëtare, shembulli i saj i jashtëzakonshëm i dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi për më pak fjalë dhe më shumë vepra për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore, ku çdo qytetar në nevojë gjen ndihmë, përkrahje, zgjidhje të halleve, përfshirje sociale, shanse dhe mundësi të barabarta.

Të krenohesh me Shën Terezën, së pari duhet të jetësosh veprën e saj! ??” shkruan Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu