Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dita e Shën Terezës, 18 vite më parë u Lumturua Nënë Tereza

Shkruar nga Newsbomb
Dita e Shën Terezës, 18 vite më parë u Lumturua

Sot është 19 tetor, dita kur 18 vjet më parë u Lumturua Nënë Tereza. Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910 në qytetin shqiptar Shkup, nga një familje shqiptare.

E pagëzuar Gonxhe Anjeze, fëmija i vogël i Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, mori kungimin e parë në moshën pesë vjeç e gjysëm.

18 vjeç Nënë Tereza u nis në Institutin e së Lumes Zojë, ‘’Motrat e Loretos’’ në Irlandë, ku mori edhe emrin Mari Tereza, për nder të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë.  Më pa u nis në Indi. Më 24 maj të 1937-ës, motër Tereza paraqiti kushtet e përjetshme duke u bërë, siç tha ajo vetë: “Vashë e Jezusit” për “amshim”.

Nënë Tereza. Vazhdoi të jepte mësim në St. Mary dhe më 1944 u emërua drejtoreshë e shkollës.

Më 10 dhjetor të 1946-ës, gjatë udhëtimit me tren nga Kalkuta në Darjeeling iu përkushtua të varfërve në Indi që vuanin nga uria e turbekulozi. Më 7 tetor të vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutës njihte zyrtarisht Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë. Duke filluar nga viti 1980, deri më 1990, Nënë Tereza hapi shtëpi misioni pothuajse në të gjitha vendet komuniste, duke përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipërinë dhe Kubën.

Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt "Tereza e Bekuar e Kalkutës". Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.

Nënë Tereza mori çmimin Nobel më më 1979. Ndërroi jetë më më 5 shtator 1997.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll