Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dita e Pavarësisë së SHBA, Yuri Kim: Që prej 30 vitesh nuk ia kemi lëshuar dorën Shqipërisë, demokracia duhet të ripërtërihet

Shkruar nga Newsbomb
Dita e Pavarësisë së SHBA, Yuri Kim: Që prej 30 vitesh nuk

Në ambientet e ambasadës së SHBA në Tiranë është zhvilluar sot ceremonia e Ditës së Pavarësisë së Amerikës, ku morën pjesë edhe disa nga figurat e politikës shqiptare.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim u shpreh se sot festojmë 245 vjetorin e Pavarësisë së Amerikës dhe 30 vjetorin e marrëdhënieve  SHBA-Shqipëri . Sipas diplomates amerikane, që nga ajo kohë Shqipëria i shtriu dorën vendit mik me të cilin ruan raporte  shumë të mira, ndërsa vuri theksin se demokracia duhet ripërtërihet dhe të qëndrojmë me sytë nga e ardhmja.

“Populli i Shqipërisë refuzoi regjimin komunist dhe më pas lindi demokracia shqiptare. Në një nga veprimet e para të juaja si shtet i lirë, ju i shtritë dorën SHBA. Ne e kapëm me krenari këtë dorë dhe kurrë nuk e kemi lëshuar. Në përvojat tona përkatëse demokracia nuk është e lehtë, ajo duhet të mbrohet , çmohet e ripërtërihet. Me të drejtë duhet të festojmë sukseset e saj. Ne duhet të jemi gjithmonë me sytë drejt së ardhmes.  Ndërsa festojmë ditëlindjen e 245 të Amerikës dhe 30 vjetorin e marrëdhënieve  SHBA-Shqipëri , duhet të ripërtërijmë këtë demokraci”, u shpreh ambasadorja Yuri Kim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll