Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Dita e parë e vaksinimit masiv, tejkalohet objektivi i vendosur, ja sa persona morën dozën e parë në sheshin “Skënderbej”

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme ka filluar vaksinimi masiv i popullsisë, ku në dy stendat e vendosur në sheshin “Skënderbej” kanë marrë dozën e parë të vaksinës 11478 persona.

Objektivi i vendosur nga ministria ishte 10 mijë imunizime në ditë, por ditën e sotme kjo shifër është tejkaluar, ndërkohë që ministrja Manastirliu u shpreh se po punohet që edhe në qytete të tjera të ngrihen stenda për imunizimin masiv.

“Në ditën e parë të vaksinimit masiv, procesi u zhvillua me rregull dhe përpikmëri. Gjatë ditës së sotme e kemi arritur “targetin” prej 10 mijë vaksinimesh dhe e kemi tejkaluar, pasi janë kryer 11478 vaksinime. Ndërkohë vazhdon procesi i vaksinimit në çdo qytet.

Do të vijojmë përgjatë gjithë kësaj periudhe me vaksinimin e mësuesve, pedagogëve dhe vaksinimin masiv të personave +70 vjeç. Do intensifikohemi edhe në qytetet ku po punohet për ngritjen e pikave qëndrore të vaksinimit”, tha Manastirliu ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img