Hapësire reklamuese

Politikë

“Dita e Parë e ndeshjes zgjedhore”, në spotin e PS aktori Robert Ndrenika, del kundër Bujar Asqeriut: Teatri do ngrihet aty ku ishte, nuk ka kohë për pushim

Shkruar nga Newsbomb
“Dita e Parë e ndeshjes zgjedhore”, në spotin e PS aktori

Kryeministri Edi Rama në ditën e parë të fushatës elektorale ka zgjedhur të pubikoi një video.

Ai ka ndarë një video në “facebook” në të cilën dëgjohet dhe shihet aktori i njohur Robert Ndrenika, i cili thotë që nuk ka kohë për pushim e se punët duhen çuar deri në fund.

Ndrenika në spotin e PS ka folur edhe për teatrin. Ai thotë së Teatri i ri Kombëtar do të jetë më fuksional dhe se do të ndërtohet aty ku ishte.

“Për hajër të gjithëve bashkë, për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë, e ardhmja jonë. Dita e Parë e ndeshjes zgjedhore,” shkruan Rama krahas postimit të tij.

“Teatri ishte një vend që gjallëronte. Teatri ishte pasioni ynë. Teatri ishte shtëpia ime, shtëpia juaj dhe e të gjithë familjeve tona. Por, tani boshatisja e tij, tregon vuajtjet tona, në këtë kohë që shfaqet janë ndaluar. E di, e di që këtu do të shohim përsëri shfaqe, jo vetëm këtu, por edhe në Teatrin e ri Kombëtar, që do ngrihet aty ku ishte, por shumë herë më funksional dhe më i bukur nga sa ishte. Ne jemi vetëm në gjysmën e rrugëtimit tonë. Vështirësitë që kaluam nuk na thyejtën dot, përkundrazi na bashkuan na sollën më pranë njëri-tjetrit. Ndjemë nevojën për të ndihmuar ata që ishim më shumë në vështirësi.

Na kanë bërë më të fortë atë vuajtje. Megjithatë akti ynë i dytë ska ardhur ende. E ardhmja jonë është plotë shpresë. Akti i dytë është vizioni i një Shqipërie më të mirë. Në një ekonomi më të fortë me paga më të larta. Me turizëm që lulëzon, më shumë mundësira për të rinjtë. Përkujdesje për të pamundurit dhe për njerëzit në nevojë. Një jetë më të mirë për të gjithë ne. Është koha që punët e nisura t’i shpiem deri në fund. Ta ardhmen që meritojmë kemi filluar ta prekim. Së bashku do vallëzojmë sërish, do këndojëm sërish, do ngrihemi përsëri më të fortë se më parë. Nuk ka kohë për pushim, Shqipëria është e ardhmja jonë,” dëgjohet të thotë aktori i njohur në video.

Duket se me këtë spot të PS Robert Ndrenika, i ka dalë kundër aktorit Bujar Asqiriu, i cili pak ditë më parë në një bashkëbisedim me kreun e PD-së Lulzim Basha u shpreh tejet indinjuar në lidhje me teatrin.

Aktori i madh i ka kërkuar Bashës që të dërgojë para drejtësisë ata që shkatërruan Teatrin Kombëtar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu