Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Dita e Miqësisë’ bën bashkë gazetarët, homazh për kolegët që humbën betejën me Covid dhe Lefter Çipën

Shkruar nga Newsbomb
Nga takimi i gazetareve per Diten e Miqesise

Gjirokastra ka pritur të premten gazetarë nga mbarë vendi. Ata janë bashkuar për të kaluar një tur 3 ditor në zonën e jugut, në kuadër të “Ditës së Miqësisë” të gazetarëve.

Takimi i parë u organizua në një nga ambientet e Universitetit “Eqrem Çabej”, ku nisi me homazh për  gazetarët që nuk mundën të fitonin betejën me Covid-19, Zenepe Lluka, Lekë Plani, Prend Shota, Sokrat Papadhopulli, Kasem Hysenbelliu.

Ndërsa homazhi i dytë erdhi për poetin e shquar, ndarë nga jeta dy ditë më parë, Lefter Çipa, ashtu siç ai e kish lënë amanet, me një duartrokitje të gjatë.

Si çdo vit në "Ditët e Miqësisë" trajtohet një temë e veçantë, dhe këtë herë ajo titullohet “Media, turizmi dhe pandemia”. Kjo nismë është ndërrmarrë para 9 vitesh nga kreu i degës së Unionit Elbasan Besim Dybeli.

Diskutimet nisën pikërisht në këtë takim për ta vazhduar në qytetin e Sarandës. Gazetarja Anila Basha ndër të tjera e ka vendosur theksin tek mbrojtja e komunitetit të gazetarëve të cilët mbeten ndër të ekspozuarit ndaj Covid-19.

“Ta ngrejmë me forcë zërin që gazetarët të jenë një nga kategoritë që të përfitojnë menjëhere sapo të vijnë vaksinat”, u shpreh Basha

Gjatë qëndrimit në Gjirokastër ata vizituan shtëpinë e Kadaresë, kalanë, zonën historike dhe parkun arkeologjik Antigone.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu